Gani I. Mehmeti
Repa është një fshat mjaft karakteristik në trevën e Llapit dhe nja 15 kilometra në veri të Podujevës. Dikush edhe nga zabitët turq e kishte krahasuar me Pejën vendbanimin Repë. Diçka si të tillë e vlerësuan edhe serbët mbas pushtimit të Kosovës, kur filloi kolonoizimi i Kosovës me serbë, prandaj nuk është e rastit pse këtu pati një numër të konsideruar serbësh kolonë. Është një vendbanim me mjaft ujë, me lumin Llap që e përshkon përmjedis, me tokën mjaft pjellore, me male përreth e me kodrina të ngritura në lindje dhe perëndim, ndërsa në veri e ka sipër Mavriqin e Llapit me fshatra. Fshati, edhe aso kohe ishte i pasur me pemë shumë e të mira. Pastaj, një vend ideal edhe për blegtori.
Për të gjitha këto, këtu ishin ngulitur shumë shtëpi sllavësh kolonistë të ardhur kryesisht nga Serbia. Numri i shtëpive ishte i madh edhe pas Luftës së Dytë Botërore, për çka, këtu edhe kishin hapur shkollën vetëm në gjuhën serbe dhe për nxënësit serbë të Repës e të Pollatës, ani pse ishte shkolla edhe në Krypimeh, nja tre-katër kilometra më në jug të Repës.
Dikur shkojnë inspektorët për të vlerësuar punën e mësueseve dhe të nxënësve se sa po mësonin.
Kur kanë shkuar inspektorët në shkollën e Repës, ku kanë mësuar vetëm nxënësit serbë. që konsiderohej se armiku më i madh ishte nazizmi gjermanë, pasi pyesin nxënësit, marrtin krejt tjetër përgjigje, dhe ishte karakteristikë e mësueseve serbë. Inspektorët ua shtrojnë pyetjen:
- Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – e pyesin nxënësin e parë.
- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët! – përgjigjet nxënësi. Pyesin edhe nxënësin e dytë në klasë:
- Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj?
- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues! – i përgjigjet edhe nxënësi i dytë, duke menduar se ai i pari e kishte mirë.
- Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – pyesin edhe nxënësin e tretë, duke menduar se do të marrin përgjigjen e pritur.
- Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues, ashtu siç u thanë dy nxënësit para meje! – përgjigjet edhe nxënësi i tretë.
Pra, ky është një shembull, se si e mësojnë historinë nxënësit serbë, se kë e cilësojnë ata armikun më të madh nëpër shkolla dhe në jetë, për çka po lufton Vuçiqi sot, tamam sikur të ishte ai nxënësi i Repës në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX.
Nëse kjo mbetet kështu, që nxënësit të mësojnë me planprograme të Serbisë, sot ose edhe pas Asociacionit, le të kenë të qartë se ata nuk do të integrohen kurrën e kurrës në institucionet e Republikës së Kosovës. Se, ky edhe është qëllimi i formimit të Asociacionit, që të mos përfillen organet qendrore të Republikës së Kosovës, por të shkelen me të dy këmbët.
Dhe, të mos harrojmë, se ky është vetëm një shembull, ndoshta ndër një mijë të tjerë a më shumë.