Arben Çokaj
“Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!” – thotë Rama, dhe na e faturon Saliun në krye të PD-së…
Në Shqipëri, kjo duket si zotësi politike, ta bësh lëmsh opozitën dhe ta paaftësosh atë, që ajo të mos marrë pushtet kurrë. Jo të bësh diçka të dobishme për vendin, por vjen koha kur makineria e pushtetit merr mbrapsht, pret keq, bashkëpunon me krimin, se korruprohet rëndë, dhe kreu i qeverisë synon të gjejë e gjenerojë makinacione të tilla në vazhdimësi, që ta shkërmoqë opozitën, për ta paraqitur veten si lider global të pranueshëm, që të mbajë me çdo kusht pushtetin e tij – dhe kështu fatkeqësisht ai po shkërmoqë edhe vendin, me sadizmin e tij.
E çfarë bën ai me atë pushtet që merr?
Asgjë të mirë për vendin, produkte skarco, që dëmtojnë ekonominë dhe të ardhmen e vendit.
Kemi nga pikëpamja ekonomike disa veprimtari tepër domethënëse, që tregojnë dështimin dhe korruptimin në masë të sistemit. Dhe ato të gjitha mbajnë vulën e firmën e Edi Ramës. Pavarësisht se këto veprimtari iu sugjeruan nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si tigri – Arben Ahmetaj, firmat i hodhi ky, shën Pal Gjatoja, fap e fap… i cili në javë rri 5 ditë në ajër dhe fluturon nga stresi me avionin e tij personmal të Air Albania, paguaj popull, sa në një vend në tjetrin, herë duke zëvendësuar ministrin anonim të jashtëm, e herë Presidentin, i cili i ankohet Erdoganit, se këmisha e tij nuk po e zë, pasi ndërtesa e Presidencës nuk është aq e madhe sa duhet, edhe pse është më e madhe se Presidenca e Francës…
Marim rastin e inceneratorëve – për krahasim
Inceneratori i Kopenghagës – funksionon
Para 7 vjetësh u krye ky inceneratori i Kopenghagës, diku në periferi të saj. Funksionon. Duket një ndërtesë moderne e madhështore, që prodhon nga djegia e mbeturinave edhe energji… Rama ka 12 vjet në pushtet, e prodhoi vetëm hale. Dy anije amerikane në bregun e Vlorës, gjeneratorë me naftë D2, që i vidhet Shqipërisë 1 milion ton në vit, se Rama thotë: “nuk duhet gjë“.
Anijet amerikane – gjeneratorë në Vlorë, që nuk prodhojnë asgjë,
por kanë marë deri tani 75 milion dollarë.
Para zgjedhjeve, Rama premtoi një rafineri – si kjo e inceneratorëve të dështuar – moderne të naftës, që shqiptarët të kenë naftën e tyre të përpunuar dhe më të lirë në treg. Pas 12 vjetëve në pushtet, çfarë morën shqiptarët nga Rama? Morën, si e thotë Rama me qesëndi, e me kollaren e tij jeshile për evente bektashie, Ndoc Rrokun. Rama qeshë me veten – se si po ua futë ai shqiptarëve, e për shumë dekada e shekuj të ardhshëm. Se për atë punë, e kemi zgjedhë ne aty. Për politika rrënuese për këtë vend.
Inceneratori i Kopenghagës – funksionon
Nëse inceneratori në Kopenhagë punon e djegë mbeturinat, inceneratorët në Fier e Elbasan nuk punojnë, nuk djeginm asgjë. Ndërsa në Tiranën e Lali Erit, edhe pse plehrat grumbullohen me tarifën e djegies së tyre në incenerator, inceneratori nuk u bë kurrë.
Inceneratori i Fierit – nuk punon
Se paratë vidhen, e inceneratori nuk eksiston askund – nuk bëhet kurrë – se kemi të bëjmë me një projekt e sipërmarrje të dështuar. Pikërisht sepse gjërat bëhen mbrapsht, bëhen keq, me makimneri të vjetra e jo efektive, dhe se synimi është për të vjedhur e jo për të bërë. Nuk ka një logjikë të ekonomisë së tregut që funksionon. Të gjithë procesin e drejton ideja e hajnisë, e ai nuk ka dyshim se dështon, edhe pse kushton sa qimet e kokës.
Inceneratori i Elbasanit – nuk punon
Kështu vidhen edhe votat. Kur votat nuk i meriton, sepse ia sjellë këtij popuilli majë hundës me rrena fund e majë, e me çmime të larta, rroga e pensione të ulëta, sa nuk mund ta përballosh jetën, nuk ke rrugë tjetër more, vetëm me vjedhë votat. Dhe mekanizmi i hajnisë është perfeksionuar nga Rama gjatë këtyre 3 mandateve në pushtet, sa të vjedhë sy më sy, nuk ke çfarë i bën, e thotë: kapeni hajdutin po mundët… Të vjedhë e të lë fjetur…
Asgjë nuk bëri Enveri, sa po bën Rama…
Përzierja e popullsisë shqiptare me grupe etnike agresive, dinamite sociale, që dikur mund t’ia shohin sherrin shumë rëndë ky popull, kur shpirti i Ramës të ketë hangër dhé.
Pasi sollën muxhahedinët e Iranit, të cilëve u kanë krijuar një mini-shtet enklavë, që strehohen në kampin e Manzës. Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë, që ndërthurën marksizmin dhe islamin. Po ne, çfarë na duhen more këta? Na i lanë amerikanët në derë…
Hyrja për në kampin e muxhahedinëve, ku nuk hyn dot as policia e shtetit shqiptar…
Shtet brenda shtetit, sot problem, në të ardhmen, një probklem ndoshta edhe më i madh.
Po ashtu, amerikanët na i lanë edhe mbi 1000 afganë në derë, pasi Afganistani iu la në dorë talebanëve dhe u ‘qetësua’…
Rama si protoganist i madh, si fallus i ngritur, për t’iu dukur Melonit lider modern e me gjyshe italiane, i premtoi asaj se do të hapë kampe në Shqipëri, në Shëngjin dhe në aeroportin e Gjadrit në Lezhë, për një numër të caktuar emigrantësh/refugjatësh nga Afrika në Itali. Për të amortizuar numrin e emiograntëve afrikanë atje, për t’i trembur ata, se po ju çojmë në Guantenamon e Shqipërisë, ku populli vendas po ikën përditë për në Perëndim, Rama krijoi geton e Gjadrit. U krijua edhe aty një mini-shtet enklavë dhe urrah, për liderin tonë modern e shalëgjatë…
Kampi i Gjadrit, një mini-shtet me refugjatë afrikanë nga Italia, tani territor italian…
Ajo që Lëvizja – partia Atdheu e quan tradhëti kombëtare – një prej tyre në serinë e këtyre veprimtarive anti-kombëtare të Ramës, është edhe ideja, që mund të bëhet realitet shumë shpejt, sjellja e mbi 100 mijë refugjatëve nga Palestina në Tiranë, në apartamentet e ndërtuara me drogë, që janë bosh, por që mbajnë ende çmima të larta, të cilat mendohen se do të blihen nga BE, për të strehuar një numër kaq të lartë regfugjatësh nga Palestina. Ata që ia kanë sjellë shpirtin te hunda Izraelit, po i sjedhin një pjesë edhe në Shqipërinë ‘muslimane’, me idenë se këtu do të gjejnë qetësi.
Rama dhe ne të tjerët do të kemi ikur në rrotë të s’ëmës një ditë, kur 100 mijë + palestinezët që mund t’ua lëmë trashëgimi brezave që vijnë, pas dida dekladash do të jenë bërë 500-600 mijë sa Mali i Zi, e këta do të kërkojnë në vendin tonë të vogël, por me tokë më të mrekullueshme se Palestina, një Palestinë të Lirë – Free Palestine, një shtet të pavarur palestinez në Shqipëri. E këtë shembull po e marrin nga Rama, në idenë e tij gjeniale skizofrenike të shtetit islamik bektrashi. Kësaj i thonë thikë pas shpine shtetit shqiptar, nga dështimi i tij, nga paaftësia e tij për të bërë mirë.
Gërmadha në Gaza – mos u habitni shumë, nëse në Shqipëri vijnë palestinezët dhe vendi bëhet kështu një ditë, nga truri destruktiv i tyre dhe padrejtësia historike që u është bërë.
Më kujtohet nipi dhe e ëma e tij, që e shpërdoruan një market, që u la kryefamiljari, ku njëri abuzonte me të madhe e tjetra nuk donte të punonte, që më shihnin mua si armik, sepse ua kisha dhënë një ambient pa qera, për të mbajtur veten, familjen e tyre prej 3 anëtarësh me bukë. Njëri vidhte e abuzonte si Rama paratë e familjes, dhe e quaja me termin ‘Lap katundari‘, tjetra thoshte, ‘kjo nuk është punë për mua…’ Marketi falimentoi si qeveria e Ramës, dhe ata të dy më shihnin mua me sy armiqësor, si sheh Rama sot popullin shqiptar, që ai nuk është i aftë ta drejtojë.
Po çfarë të keqeje more i ka bërë ky popull Ramës, që po i sjellë kaq shumë dëme?
Është pikërisht pafuqia e tij për të bërë mirë, për të bërë një incenerator psh. si ai i Kopenhagës, e ky bjen disa rrangalla nga Italia, e pasi ka harxhuar miliona Euro, i dalin surrogato, një grumbull hekurinash, që nuk funksionojnë, nuk i duhen dreqit një lek. E kjo pastaj e bën Ramën një personazh psikotik, që duke i bërë keq popullit që ai drejton keq, ai fillon dhe e godet atë popull e bvetenm e tij, me dashakeqësi, e me sytë e mbushur me urrejtje si Lap katundari, që i ke bërë nder, e don me ta kthye me të keq, nga paaftëia e dembelizmi i tij.
Është një tendencë psikologjike, kur njeriu i lig, ia futë vetes e të tjerëve, nga sulmi i panikut, që e kapë për ligësitë, që ai bën, e që nuk ia rregullon dot kostumi i bukur që veshë, apo kollarja e tij jeshile e delirit të çmendurisë.