15.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi HIMNI I USHTARIT TË USHTRISË SË KOSOVËS

HIMNI I USHTARIT TË USHTRISË SË KOSOVËS

0
Adem Jashari

HIMNI I USHTARIT TË USHTRISË SË KOSOVËS

Jam Ushtar i Ushtrisë së Kosovës
për lirinë e fituar unë betohem sot
me zemër përulem para flamurit,
Kosovën ta mbroj për jetë e mot.

Jam ushtar i Ushtrisë së Kosovës,
në shpirt unë barti të sajën lavdi,
betohem në gjakun e të rënëve
për lirinë e Kosovës jetën bëj fli.

Në çdo cep të kufirit të Kosovës,
për çdo pëllëmbë të qiellit me hir
roje gjaku jam i Kosovës dardane
roje gjaku në paqe dhe në luftë!

Kosovë dardane, Kosovë e ilirisë
për nder e kam sot të bëj betimin;
Shteti të Kosovës unë i bëj roje,
me jetë betohem un´para flamurit!…

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.