HABIB HAMIT KALESHI (1898-1944)

0

DËSHMOR PËR SHQIPËRI ETNIKE

NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI

Të shkruash për historinë e kapedanëve shqiptarë, të rënë si hero lufte, në mbrojtje të trojeve të tyre Etnike, nuk është një punë e lehtë, por të mos shkruash aspak, është sikur të mos hudhësh asnjë grusht dhe mbi varr të tij. Unë nuk jamë kush e di dikushi, por e ndjej në shpirt se duhet të shkruaj disa fjalë për disa dëshmorë, që dhanë jetën, në mbrojtje të Trojeve Tona Etnike, që i trashëguam nga të parët tanë.

Shumë trima më thoshte gjyshi im Emin Çeliku në të kaluarën ka pas Kërçova, të cilët sa herë që qe nevoja rrëmbenin armët, dhe i dilnin zot Atdheut. Me armë në dorë mbronin trojet e tyre, duke ra dëshmorë, pa iu trembur syri sado që të ishte i madh armiku në numër. I tillë ishte, or nip edhe Habib Amit Kaleshi, një trim mbi trima, i cili ra dëshmorë në luftën ,,Ballë për Ballë,, për çlirimin e Kërçovës, në shtator të vitit 1944, me shumë trima të tjerë shqiptarë.

Habib Kaleshi u lind në vitin 1898, në lagjen Kaleshe në fshatin Tuhin të Kërçovës. Babai i tij Hamiti, ishte një burrë i aftë, e malsorë i respektuar ndër fshatarë. Përveç Habibit kishte edhe dy djem tjerë, më të ri se ai, Nexhbedinin dhe Nasufin. Egsistencën e siguronte, me mbajtje të bagëtisë që ishte në numër të madh, duke e kullotur atë nën bjeshkët e Ujëmirit e për rreth. Përshkak të nevojës për kullosa dhe tokës pjellore, për kultivim të drithërave me të hollat që fitonte nga bagëtia, bleu një çiflig në fshatin Staroec, jo shumë larg nga Kërçova, e më vonë edhe në fshatin Brajllovë të Prilepit. Te të dy çifligjet ndërtoi shtëpi dhe koshare ku qëndronin delet.

Përderisa ishte te Kaleshet, grabitet bagëtia e tij, së bashku me barinjtë nga disa hajdutë nga Dibra, të ndihmuar nga kaçaku i mirënjohur aso kohe Islam Garana. Hamit Kaleshi u gjend në një pozitë shumë të vështirë, duke e ditur se përveç humbjes së bagëtisë, dibranët dhe Islam Kaçaku nga Garana, mund të ia prishnin edhe familjen. Hamiti, Arif Braçani, një kaçak trim mbi trima, e kishte mik shtëpie. Habib Kaleshi shkon dhe ia tregon dertin, e ai i thotë se këte punë lema mua, unë do të mirrem vesh me ata hajdutë.

Nuk shkon shumë kohë, më tregon nipi i Habib Kaleshit nga fshati Llagje (Trapçin Doll), e hajnat për të përkulur edhe më shumë familjen e Hamit Kaleshit, i kërkojnë edhe dhjetë veshje kombëtare prej leshit të deleve, si dhe një shumë dukatësh (para ari), kusht që ta lenin të gjallë me gjithë familje. Hamit Kaleshi përsëri kërkon ndihmë nga Arif Braçani, i njohur si kaçak e trim mbi trima edhe pse me një sy nuk shihte. Arif Braçani thur planin sesi t’i vras dibranët dhe Islam Kaçakun, i thotë Hamitit t’u thotë atyre se do të bëhet ashtu si thonë ata dhe ua cakton ditën dhe vendin se ku do të bëhet shkëmbimi i teshave dhe dukatëve që i kërkonin ata.

Vjen koha e caktuar e Hamit Kaleshi dhe Arif Braçani, i presin në fshatin Braçan, sot i rrafrshuar me tokë nga hordhitë serbe në vitin 1913. Arif Braçani porositë Hamitin, që të ndjeki urdhërin e tij, dhe e presin me nderime Islam Kaçakun me shtatë dibranë. Islam Garana ka qenë duke pi ujë me shtëmë, e Arif Braçani i përvidhet pas shpine dhe me një të shkrepur pushke e len të vdekur, dhe pastaj së bashku me Hamit Kaleshin i vrasin edhe ato shtatë dibranët e tjerë.

Duke parë rrezikun se mund të hakmerren dibranët dhe ato nga Garana, lëshojnë Kaleshet dhe blejnë një çiflig në fshatin Staroec, afër Kërçovës, dhe një në Brajllovë të Prilepit, ku ndërtojnë edhe shtëpi. Vijnë edhe ditë të zeza për familjen e Hamit Kaleshit, vjen viti 1913. Hordhitë serbe në krye me Mihajllo Josifoskin ose Mikajl Brodi si që e njeh populli, një natë të errët hyjnë në shtëpinë e tyre në Staroec, duke masakruar familjen, e duke therur si kafshët shtatë antarë të kësaj familje. Falë lutjes së babait Hamitit duke dhënë shumë dukatë për shpirtin e djalit të mitur Habibit i cili aso kohe nuk i kishte mbushur as katërmbëdhjet vjet, e lëshojnë nga dera e pasme e shtëpisë.

Posa del jashtë Habib Kaleshi i mitur, gjendet në një arë të mbjellur me misër, duke ndëgjuar klithmat e antarëve të familjes që thereshin si kafshë nga dora gjakatare e kasapëve serb. Duke mos pasur forcë t’i ndihmonte, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Cërvicë, ku ndodhej nëna e tijë Gjyla me dy vëllezërit e tij Nexhbedinin dhe Nasufin, te shtëpia e  Abdulla Tikës, dhe ua tregon ngjarjen tragjike. Pasi rrijnë një kohë te daja në Cërvicë, vendosen në fshatin Llagje (Trapçin Doll), afër xhamisë. Edhe çifligu në Brajllovë të Prilepit nuk shpëtoi lehtë, edhe atë e përvetësuan sllavët, duke u vendosur në të si pronarë.

Babai i Habib Kaleshit ka pasur edhe pesë vëllezër tjerë: Saliun, Xhabirin, Abidinin, Qazimin dhe Miftarin. Në fshatin Llagje (Trapçin Doll), nëna Gjyla me mundime rritë tre djemtë e sajë, të cilët kurrë nuk harruan masakrën që ua bëri shkau familjes tyre. Pasi u rritën e mbushën vjet, morrën rrugën e kurbetit duke u vendosur në Bukuresht të Rumunisë, ku u paisën me shkrim e lexim, që të rrallë ishin ato aso kohe që dinin të shkruajnë e lexojnë. Për fat të mirë ne sot posedojmë një fotografi të Habib Kaleshit, fotografuar në Bukuresht të Rumunisë.

Me të këthyer Habibi me vëllezër nga Rumunija, nëna Gjyla i lutë ato që të blenin tokë pjellore në afërsi të shtëpisë, por ato nuk kishin fituar aq shumë. Habib Kaleshit i kujtohet çifligu i Brajllovës, bën planin dhe i thotë nënës, të mos mërzitet se tokën që e dëshiron do ta blejë ai së shpejti. Rrëmben pushkën, dhe niset në drejtim të çifligut në Brajllovë. Si një trim dahi hynë në shtëpi, ku pronarë pa të drejtë ishte bërë një “maqedonas”.

“Maqedonasi” e njeh mirë se kush ishte Habibi, dhe për pak e lënë këmbët nga frika. Habib Kaleshi i thotë, të mos trembet por rrugë të vetme që të shpëtojë i gjallë e të jetojë në këtë shtëpi, janë paratë. “Maqedonasi” duke mos pas rrugëdalje tjetër ia jep parat që ia kërkoi Habibi, duke shpëtuar kokën. Me parat e marra nga shtëpia e çifligut nga Brajllova, Habib Kaleshi vjen në shtëpi dhe i blen arat që i deshte nëna e tij, e që i posedon familja deri në ditët e sodit.

Të tre vëllezërit u martuan duke u dhënë zoti djem e vajza. Habibi pati tre djem, të parin e pagëzoi me emrin e babait Hamit, tjetrin Shaban e më të voglin Neshat. Lufta e dytë botërore Habib Kaleshin e gjen si një burrë të vërtetë e trim të pashoq së bashku me dy vëllezërit e tij duke u kyqur në aradhat e ,,Ballit Kombëtar,, me mitroloz në dorë, dhe duke bërë kërdi mbi aradhat partizane në përbërje nga serb, malazezë e bullgarë, nëpër shumë beteja lufte në qytet e nëpër fshatrat e Kërçovës sa herë qe nevoja. Nuk harroi të marrë gjakun e babait në Staroec, duke vrarë të gjithë kasapët që ia masakruan babain dhe familjarët e tjerë, sepse i njihte mirë, ende i kujtoheshin fytyrat e tyre armiqsore.

Që nga viti 1943 dhe 1944, merr pjesë nëpër shumë luftëra të “Ballit Kombëtarë”, si nëpër fshatra poashtu edhe për çlirimin e Kërçovës, të pagëzuar ,,Lufta Ballë për Ballë,, siç që rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, pjesëmarrës në këtë betejë. Ndër popull, rrëfente gjyshi im kishte rënë kushtrimi se, partizanët në përbërje të serbëve, malazezëve e “maqedonas” vendës, në mesin e tyre edhe disa torbeshë të qytetit, kanë marrë kalanë e qytetit, duke e shpallë si të tyre, u takon sllavëve. I madh e i vogël, rrëfente gjyshi: shqiptarë nga të gjitha fshatrat rrëmbyen armët, kush me mitrolozë e kush me pushkë, e sulmuan kalanë.

Në një luftë të rreptë me mitrolozë në dorë si luaj luftuan Habib Kaleshi, Shefki Jagodini, Medin Zenku, Begzat Vuli, Ramazan Mislim Dauti nga Cërvica, e ndoshta kishte edhe të tjerë ballistë. Këto trima sypatrembur, rrëfente gjyshi bënin kërdi mbi partizanët të cilët si të tërbuar nga frika lëshuan Kalanë, duke ikur në drejtim të Krushinës e Knezhinës, por të paktë ishin ato që shpëtuan gjallë.

Rrugët e qytetit ishin të mbushura plot e përplot me ushtarë të vrarë e të plagosur, e ne që vinim pas të plagosurve u jepnim edhe nga një plumb në kokë, sepse kishim frikë të mos na vrasin pas shpine. Të plagosurit ofkëllonin në gjuhën serbe e malazeze, e ne kuptuam se nuk janë nga Maqedonija, prandaj nuk i lenim të gjallë.

Në këte betejë të përgjakshme na u vranë shumë trima sypatrembur, si: Shefki Jagodini, Nuredin Elezi, Medin Zenku, Begzat Vuli si dhe Habib Kaleshi, i cili së pari u plagos me një plumb në bark nga dritarja e një shtëpie afër menzës së Shemadin Bilallit nga fshati Prapadisht, konkretisht nga shtëpia që sot është shitore ,,Hekrari,,.

Sipas rrëfimit të nipit të tij që sot jeton në fshatin Llagje (Trapçin Doll), edhe pse i plagosur, Habib Kaleshi vazhdon në drejtim të shtëpisë së vëllait të tij që gjendej në afërsi të nallbatëve nga Tuhini, në rrugën e sotme të pagëzuar ,,Isen Akioski,,. Aty familjarët sjellin një infermiere italiane, e cila edhe pse mundohet të ia nxjerri plumbin me anë të dy shtizave, nuk pati sukses.

Nuk shkon shumë kohë, vijnë shokët nga ,,Balli Kombëtarë,, dhe me tren e dërgojnë në spitalin e Tetovës, por edhe atje pa sukses, dhe aty trimi sypatrembur ndërron jetë. Po me tren sillet trupi i pajetë i trimit dhe varroset në oborrin e xhamisë te “Balla mëhallë” me nderime ushtarake si që pati meritë një trim i vërtetë.

Vepra e tij heroike kurrë nuk do të harrohet nga kërçovarët, ai do të kujtohet përgjithmonë ndër kërçovarë. Duke parë rrezikun nga hordhitë sllave, e duke mos qenë të sigurtë për jetën e tyre, të tre djemtë e tij Hamiti, Shabani dhe Neshati, në vitin 1963 shpërngulen në qytetin Atapazar të Turqisë ku jetojnë edhe sot e kësaj dite. Dhe, për nderë të babait të tyre ngritën një përmendore te varri i babait të tyre te xhamija e “Balla mëhallë”, ndërsa fshatarët e fshatit Tuhin poashtu ngritën përmendoren e tij, me emra tjerë nga ky fshat të rënë dëshmorë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.