NGA KALOSH ҪELIKU
Fatkeqësisht, e kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra. Nuk e di, këto partitzanë partiak besnikë të partive politike shqiptare: shkrimet dhe librat e shkrimtarëve, a i lexojnë për të hipur në Malin e Shenjtë të Perëndive, Baba Tomor?!…
Po. Fatkeqësisht, këto kopila na i lindi Njerka nëpër partitë politike shqiptare. Dhe, ende i përkund në djep me ninulla gjoja shqiptare. “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupi e malit”… Ende, jo: “Grupi e fushës”. Rilindje, për Ditën e Nesërme. Partizanët e tyre nuk i ndërruan rrugët, as dhiaret, por postet politike në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimt”.
Rrugë e gjatë mes dëllinjave malore komuniste, dhe Sot: Neokomuniste. Pasmesnate, mbetën gropave dhe përrenjëve malor: “as të gjallë, as të varrosur”. Nuk arritën Nusen me koçi dhe krushq ta sjellin në shtëpi, zbresin në lëmë me dajre. Dhe, pushkë. Shkaku, se: qerres iu thye rrota e koçisë mes maleve.
Komitat, tinëz ua ndërruna Nusen. Tjetër, Nuse u shtinë në koçi. Dhëndrri, kur hyri në odë dhe ia hoçi duvakun, e pa se ajo nuk ishte Nusja që e kishte parë në male. Edhe, i tha Nënës: Nënë, nuk është kjo, ajo Nusja e maleve që e pash te “Përroni Thanës”. Nëna u përpoq ta bindi: bir, pajtohu me fatin! Traditën shqiptare! Është Nusja, që na zbriti në Lëmë, dhe duhet t’ia hapim derën e shtëpisë. Iku, edhe ajo kohë me “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupin e malit”.
Komitat, e grabitën Nusen mes maleve. Tashti, pas “Grupit zjarrit”, “Grupit malit”. Koha është, të dalë në mejdan edhe “Grupi fushës”…