8.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Gjuha e komunikimit është paradoksale në këto momente krize që po kalojmë

Gjuha e komunikimit është paradoksale në këto momente krize që po kalojmë

0
Skënder Mulliqi

Vështrim
Kjo kulturë e mbijetesës burokratike, në vend të një kulture në shërbimi ndaj publikut, është krijuar prej vitësh dhe tani po shndërrohet në paralizë. Dhe, paraliza ka çmimin e saj në formën e besimit të dëmtuar të qytetarëve në institucionet shtetërore.Gjuha e rrugës se përdorur, nuk flet kurrë gjuhën e arsyes, por gjuhen e dyshimit, zemërimit dhe impulsit!Partitë politike nuk kan kuptuar apo nuk dëshirojnë më kuptuar se gjuha e komunikimit më publikun, nuk është një shtesë në punë, por është punë…

Skënder MULLIQI

Kosova në vitin që po e lëm pas u përballë më krizën më të madhe politike dhe institucionale të pas luftës, më pasoja të mëdha. U bë shkëputja e komunikimit ndërmjet partive politike, që rezultojë më mos formimin e organeve te reja të shtetit, dhe humbjët e mëdha që shkaktoj kjo. Dihet së komunikimi i dobët gjatë krizave shkatërron besimin në parti politike dhe shkatërron besimin në institucione, sepse e lë hapësirën publike pa informcion të besueshem. Ne vend të informacioneve të besueshme politikanët dhe mediat publike u shërbyen më shumë me propaganda. Narrativa për mos llogaridhënje dhe verifikim u bën dominuese.

Dhe, dihet se çka shkaktojë kjo mos besueshmeri i informacionit, shkaktuan mos besim tek qytetarët, duke ardhur më shumë në shprehje interpretimet e ndryshme të rrugës, panikut dhe interpertimeve që minojnë autiritetin e shtetit, rendit dhe sigurisë, që është më e keqja e gjithë kësaj. Ky komunikim ishte paradoksal ose pothuajse edhe tragjik në këto momente krize që po kalojmë. Ne vend që të dalin para publikut, të marrin përgjegjësi dhe të ofrojnë, informacion të saktë, ata u barrikaduan pas bastioneve, duke i lënë gjithqka stihisë. Problemet që shkaktojnë mos komunikimet, apo komunikimet që nuk kan lidhje më realitetin, nuk kalojnë nga stihia, nuk kalojnë vetevetiu.

Hapësira publike u mbush më rrena, manipulime, njëanshmeri politike, duke i shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë dhe të ardhmës të shtetit tonë. Këto ngjarje të pamira më të cilat u përballëm më muaj të tërë, shkaktuan atmosferë paniku moral, atmosferë mbytëse politike nga partitë politike. U krijua një pamje e gabuar, që shtyu paknaqësinë në një drejtim edhe më të keq, atë të teorive të konspiracionit. Dhe, rezultati ishte sikur të kishim filluar të shuanim një zjarr të tërbuar me benzinë. Për fat të keq e gjithë kjo maskaradë e turpit, vetëm sa thelluan dyshimin në publik.

Komunikimi i dobët në kriza, nuk është vetëm një dështim teknik, është edhe një problem sigurie. Sepse komunikimi i dobët ngjall mosbesim dhe mosbesimi shkatërron institucionet. Tentimi që komunikimi në kohë krize të merret nën kontroll në mënyrë jo parimore, nuk i kontribuon stabilitetit. Nese nuk kemi një adresim të saktë dhe shpjegim të gjithë asaj që po ndodhë, pa prezentim të fakteve të verifikuara, krizat vetëm sa përkeqësohen edhe më shumë. Komunikimi i mirë në krizë nuk i fsheh të vërtetat e shëmtuara, i shpjegon ato. Ajo nuk lë vend për spekulime, i mbyll ato. Në vendet serioze, komunikimi në krizë nuk është një truk, por një mjet për ruajtjen e besimit të partive politike dhe për ruajtjën e bersimit në institucione, duke ndikuar në parandalimin e paqëndrueshmërisë sociale.

Më shpesh, bëhet fjalë për gjysmë-informacion, thashetheme dhe interpretime veçanërisht të rrezikshme me ngjyrime të caktuara politike, ose më saktë më mashtrime. Kjo kulturë e mbijetesës burokratike, në vend të një kulture në shërbimi ndaj publikut, është krijuar prej vitësh dhe tani po shndërrohet në paralizë. Dhe, paraliza ka çmimin e saj në formën e besimit të dëmtuar të qytetarëve në institucionet shtetërore. Gjuha e rrugës se përdorur, nuk flet kurrë gjuhën e arsyes, por gjuhen e dyshimit, zemërimit dhe impulsit!

Partitë politike nuk kan kuptuar apo nuk dëshirojnë më kuptuar se gjuha e komunikimit më publikun, nuk është një shtesë në punë, por është punë madhore. Asgjë nuk është më e rrezikshme për një shoqëri demokratike së sa heshtja, që po zgjatë kaq shumë ndaj këtyre të keqijave më pasoja të mëdha për vendin. Kjo heshtje u lëshon vend teorive konspirative, frikës dhe mos besimi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.