Koment
Skënder MULLIQI
Dështimet politike për muaj dhe vite të tëra më parë, nuk duhet të jenë shkak për përqarje edhe më të thella, por një mundësi për tu bashkuar, të paktën në këtë rast, rreth vlerave që të gjithë duhet ti vlerësojmë. Injorimi i suksesit dhe vazhdimi më dështime politike të Kosovës vetëm sa inkurajon më tej polarizimin dhe e bënë të pa kuptimtë idenë e shtetndërimit, si vlerë univerzale. Shihet së shkrimet në gazeta dhe në rrjete të ndryshme sociale nuk po ju bëjnë asnjë përshtypje këtyre matrapazve të politikës për bërë ndryshime për se mbari. Thua së Kosovën e kan marrë më tapi.
Brezi i ri mund të tregojnë se ekziston një rrugë tjetër shumë më e mirë së deritashmja për krijuar jetë të lumturë për të gjithë, e jo vetëm për të privilegjuarit e pushtetit. Të rinjët sot duan bashkëpunim e qe pak ekziton se këtë nuk po iu lejojne uzurpatoret e pushtetit të pas luftës. Të rinjët duan liri mendimi dhe veprimi dhe levizjeje. Ata nuk janë të interesuar për ndarjët ose gardhet që po u imponojne politikanët e vjetër, të cilët më çdo kusht dëshirojnë më instaluar të rinia logjiken profitereske dhe të pasurimit të pa mund. Gjatë Kosova mësoi se çka është manipulimi politik si për individ dhe për mbarë shoqërinë. Hazarderët e politikës në Kuvendin e Kosovës, për pushtet kan futur në funskion metodat e mashtrimit dhe të manipulimit politik në planë afatgjatë.
Ndryshimet pozitive nuk vijnë vetevetiu, këto ndryshime i bëjnë njerëzit të cilët kan dije, ndërgjegje dhe moral politik të lartë. Dhe, ata të cilët e duan Atdheun dhe Kombin. Kosova u ropë deri në asht. Dhe shtrohet pyetja, a jemi ne, si shoqëri, të gatshëm të njohim, të nxjerrim në pah dhe të mbështesim përpjekjet dhe dijen? Varet nga të gjithë ne. Kryesisht, varet nëse do t’u mësojmë fëmijëve vlera të përbashkëta dhe do t’u japim atyre mundësinë të shohin se dija i tejkalon të gjitha kufijtë. Sepse kjo nuk është vetëm një histori për medalje, kjo është një kujtesë se e ardhmja e një shoqërie ndërtohet mbi dijen, e cila nuk njeh kufij.