GJAKU QË QARKULLON ENDE NËPËR DAMARË

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU 

Im, Atë: Emin Ҫeliku, që si i djal përmall në Familjen “Ҫelike”, dhe partive politike me “Din e Iman”, piu e qumësht Nane nga familja e Xha Derallës, në Katundin Cërvicë të Kërçovës, rrëzë “Ҫuke”.

Asaj kohe, nuk e kanë njohur Katundin Cërvicë, as Kërçovën si qytet, po vetëm Zajazin. Shpeshëherë, kur udhëtja me tren nëpër Jugosllavi, udhëtarët e rastit më pyesnin: nga jam? U përgjigjesha nga Kërçova. E, ku gjendet kjo Kërçova?! Mos është, afër Zajazit? Po, u përgjigjesha, afër Zajazit. Katundit më të madh në Kërçovë, që gjithë jetën e kaloi në Luftë me pushkë dhe Penë për Liri. Herë me Krajl, e herë me Mbret.

Qumështi Nanës, që më ka pri dhe më pri ende me Penë me Tri Meleqe gra (Engjuj) përkrahu në Jetë: Njëra para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu në Luftë për Liri. Nuk e di, edhe kush më shpëtoi në Jetë nga burgu komunist. Edhe, ky Neokomunist?! Helmimet, vdekja klinike në Voskopijë. Fatkeqësitë e komunikacionit në “Qafëthanë”. Dhe, rrugës malore për në Kërçovë te “Strazha” (Roja), zbulimin e përmendores historike të kaçakut maleve Emin Xhambazi – Ҫeliku. Krahut djathtë të Dervish Carës për çlirimin e Shkupit Historik. Dhe, qyteteve tjerë shqiptarë në Maqedoninë okupuse nga Perandoria osmane (1883 – 1834).

Nuk e arrita ta njoh përsëgjalli Xha Derallën. Plakun e humorit, dhe Satirës, që gjatë Perandorisë osmane, e kishte tejkaluar edhe Nastradin Hoxhën. Shkaku, se: Nastradin Hoxha ishte krijuar nga populli. E, Xha Deralla: nga Natyra si humorist, dhe satirist nga malet shqiptare. Edhe, pse: ai jetoi 102 vjet në Katund, rrëzë “Ҫuke”.

Po, i arrita anekdotat e tia dhe rrëfimet satirike sipas kujtesës të t’im Vëllai Ramë Ҫeliku. I cili edhe i kishte dërguar bukë përmes hekurave të dritares. Që, herë pas here m’i rrëfente si fëmij. Dhe, “Jasakët e Tikeve” me dardha gorrice. Dardha, të cilat Plaku i shartonte me sharrë në krah për Ditën e Nesërme. Edhe, “Ҫifligun” e Xha Derallës me ferra. Krah për krahu me Burimet malore të “Përronit Thanës” mbi Katund.

Vetëmse, Sot: si shkrimtar, e përkujtoj me popullin shqiptar. E shoh, se: ai gjak më qarkullon ende edhe sotekësaj dite nëpër damarë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.