13.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

0
Elife Luzha - Pavarësia

Autore:
Elife LUZHA

Miq të dashur,

Sot, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, me nderim dhe respekt të përulur, ndalemi për të kujtuar guximin, qëndresën dhe sakrificën e gjithë brezave që nuk u dorëzuan kurrë. Ata flijuan jetën dhe rinin e tyre për ëndrrën e madhe të lirisë dhe pavarësisë.

Si qytetarë të Republikës, kemi përgjegjësinë por edhe fatin e madh që së bashku ta ndërtojmë dhe fuqizojmë shtetin e lirë e demokratik të Kosovës.

Në vijim, ju ftoj të lexoni poezinë kushtuar heroit tim të gjallë, i cili, në moshën kur jeta sapo fillon, si 19 vjeçar, ai u arrestua, u torturua dhe u dënua me burg të rëndë, vetëm pse besoi në lirinë dhe pavarësinë që sot po e gëzojmë.

Përkundër torturave të shumta, para trupit gjykues teksa dënohej bashkë edhe me tetëmbëdhjetë shokë të tij, më 10 korrik 1982, Kadri Luzha me guxim prej Prometeu deklaron: “Jam më i riu dhe pa përvojë, por juve dhe pushtuesit e popullit tim që ju mbajnë, ju betohem që do t’ju luftoj tërë jetën”, kujton udhëheqësi i grupit, dhe bashkëdënuesi me Kadriun, Mehmet Hajrizi, në veprën “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981

NJERI PERËNDI
(Vëllait, Kadriut)

Me rrufe torturash
Trupin tënd të flashkët
E goditën gjakësorët

Të freskëta
Blerime tëmbëlore
Ishin vitet e tua

Ligësi përbindëshash
Lukuni të uritura
Ishin çnjerëzorët

Mbi plagën tënde
Ylber degëzohej liria

Në kaltërinë e qiellit
Sa herë betuar ishe

Një mijë herë lindje
Blerimit me iu falë

Nuk dini ç’bëni
Ishte fjala jote

Si Promete
U ringjalle

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.