10.5 C
Tirana
E martë, 17 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj *FLUSKA * E FUSNOTËS U SHKRI PAS 13 VITESH

*FLUSKA * E FUSNOTËS U SHKRI PAS 13 VITESH

0

Një fjalë e urtë nga thesari popullor thot mes tjerash :
«Merr në thue sivjet e rrëxohesh në mot» ose «Prit gomar deri sa të del bar…»

Abas Fejzullai Shkruar nga Abas Fejzullahi

Qeveria e Kosovës e ngazëllyer nga votat e marrura që udhëheqej edhe në vitin 2012 nga PDK-së (ku shpeshëherë në shtyp e rrjete shoqërore përmendej një farë lloj Tren Bullgar lidhur me votat e fituara, flitej e shkruhej edhe për ndërprerje rryme gjatë numrimit të votave dhe ndërrim paketash të mbushura me Fletëvotime që kishin votuar edhe të vdekurit nëpër terr për anëtarët e përzgjedhur të partisë fituese apo siç thirreshin me krenari shpeshëherë si krahu i luftës etj) !

PDK-së ndau poste dhe pozita bashkë me partitë tjera, që lidhen marrëveshje, krushqi e kumari secili për interesat e veta e sipas kaqikut. Kuvendi udhëheqej nga partia fituese ku bashkë me të tjerët pranuan pa hezitim 6 pikat e Ban-Kimunit udhëheqës i OKB-ra dhe hynë në bisedime me Serbinë pa kushte, por, më vonë u dëshmua siç thot populli se:Udual:» Dardhë me bisht » !

Sipas kërkesave të ndërkombëtarëve dhe nga BE në vitin 2012 pranun Kërkesen e Serbisë që Kosova kudo jashtë vendit të paraqitet me FUSNOTË e që praktika dëshmoi se u doli « PUSNOTË » ku u mbyten interesat e Kosovës për shtetformim dhe në vazhdimsi plotësoheshin kërkesat e Serbisë në dëm të shtetsisë dhe pavarësisë së Kosovës, që po të analizohet në hollësi e thellësi akteret duhet japin përgjegjësi..!

Përfaqësuesit e Kosovës pas pranimit të *FUSNOTËS* apo*PUSNOTËS*, ku vazhdimisht mbyteshin interesat e Kosovës, e arsyetonin në Kuvendin e Kosovës dhe në bashkëbisedimet e zhvilluara nëpër TV-ne, se kjo është në dobi të Kosovës dhe është vetem një FLUSKË bore që me syrin e pranverës do shkrihet… dhe të miratë për Kosovoën do vijn varg e vi njëra pas tjetres..!

Po çfarë ndodhi ?
*FUSNOTA* u ngri për 13 vite me rradhë, bashkë me shumicën e institucione me rëndësi shtetërore të Kosovës në formim e sipër, u dëmtuan dhe u penguan në forma dhe mënyra të ndryshme, jetësimi,forcimi dhe zhvillimi i tyre në drejtimin e shtetformimit, ku do të mundësohej zhvillimi ekonomik në të gjitha drejtimet dhe Drejtësia do të jetësohej njësoj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Dëshmi:

1.U shtri në të gjitha drejtimet krimi i organizuar ekonomik dhe politik udhëhequr nga qeveritarët në veçanti po edhe nga kurvendarët e Kuvendit të Kosovës.

2. Shumica shqiptare prej 95% ende sot e kësaj dite pengohen në jetësimin e pavarësisë së plotë, kurse 2% serb ardhacak në Kosovë u përgdhelen edhe pse sot e kësaj dite e kundërshtojnë shumica pavarësinë e Kosovës e që kanë të drejta më shumë se shqiptarët dhe pakicat tjera, por që pakica serbe e mikluar, përgdhelur apo e privilegjuar skajshmërisht nga BE po edhe nga pushshtetarët vendor edhe pse drejtuesit e pakicës serbe kanë përkrahur dhe ende përkrahin Serbin e cila ka kryer shfarosje ndaj shqiptarëve në Kosovës e më gjërë, ku në forma e mënyra të ndryshme kanë ndihmuar dhe ndihmojn edhe tani Serbinë që haptas kërkojn ripushtimin e Kosovës dhe hesht BE dhe disa faktor tjerë që e përkrahin në forma të ndryshme siç e kanë përkrahur në ndarjen e Mitrovicës etj.

3.Pranuan dhe nënshkruan në vitin 2013 dhe 2015 Kancerin për shtetsinë e Kosovës sipas Kërkeses së Serbisë: “ZAJEDNICEN e Komunave Serbe” apo Bashkimin e Komunave Serbe, pasi që udhëheqësi i PDK-së, për të fituar votatë e pakicës serbe gjatë fushatës zgjedhore u premtoi pothuajse secilit katund do i jep të drejtën për të qenë komunë dhe këtë e jetësoi për një grusht vota! Ky veprim përputhet 100% me thënien shumë të qëlluar dhe brilante të mendjendriturit Faik Konica për serbët: “Hapi derën e shtëpisë një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj sikur e ka të drejtën e vet, ndërsa të pasnesërmen ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë sate, sikur je ti ai që ke hyrë me zor”.

4. Fluska e *FUSNOTËS* lajmruan se u shkri pas 13 vitesh, por si pasojë e saj tani janë ngri kërkesat e secilës parti në opozitë. Kurvendarët-et, nuk rrin në hapësiren e Kuvendit gjatë mbledhjes për ta zgjedhur kryeparin-en e shtetit, pasi që për këto veprime të shëmtuara s’i dhënë askujt asnjë përgjegjësi,për largimin e tyre pas nënshkrimeve që i bëjnë për të marrur mëditjen, thejn dhe nëpërkëmbin rregullaët e Kuvendit dhe Kushtetuten e vendit dhe kanë bërë ndarje e përçarje si në Kuvend dhe tek votuesit e popullata në përgjithësi.

Të gjithë thirren në rregulla e në Kushtetutë dhe ato i shpjegojnë ashtu siç u përshtatet dhe duhet interesave të tyre vetanake e partiake, secila palë tue rënduar njëra tjetëren për fajsi, pikërisht për ate se mungon DREJTËSIA dhe përgjegjësia e secilit-es, për punën e tyre që marrin paga e meditje nga taksapaguesit e Kosovës, për të bërë punë me nderë e përgjegjësi e jo këtë që po e bëjnë në këto pesë vitet e fundit në dëm të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve shtetrore në shumë drejtime që ka mjaft të dhëna e dëshmi..!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.