19.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Mars 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

0
Sabri Raçi

Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare gjurmë,
por ka edhe të tjerë që mbesin si busull orientimi për gjithë jetën.
Mësuesi im, Sabri Raçi, është nga këta të dytët.
Ai nuk na mësoi vetëm shkronjat dhe numrat,
por na mësoi të ecim drejt në jetë,
të flasim butë e me mirësjellje,
të mendojmë me kokën tonë
dhe të mos kemi frikë nga e vërteta.
Në sytë e tij, nxënësi nuk ishte thjesht një emër në ditar,
por një shpresë, një përgjegjësi, një amanet për të ardhmen.
Me zërin e qetë dhe fjalën e matur,
ai mbolli tek ne dije, atdhedashuri e humanizëm,
por mbi të gjitha mbolli njerëzi dhe karakter.
Në kohë të vështira për shkollën shqipe,
kur dija kërkonte jo vetëm përkushtim, por edhe guxim,
ai ishte aty – i palëkundur, i drejtë dhe i përkushtuar.
Një mësues që nuk u lodh kurrë së besuari
se libri është dritë
dhe se nxënësi është ardhmëria e kombit.
Edhe pse nga ajo kohë kanë kaluar 58 vjet,
mësimet e tij na shoqërojnë kudo:
në çdo fjalë të drejtë që themi,
në çdo vendim të ndershëm që marrim,
në çdo brez që mëson shqip me krenari.
Mësuesi Sabri, për dallim nga disa të tjerë, kishte një dhunti të rrallë:
të dallonte spontanen nga e rastësishmja
dhe tendenciozen nga e qëllimshmja.
Prandaj kujtimi për mësuesin Sabri Raçi mbetet i gjallë,
si drita që nuk shuhet,
si fjala e mirë që nuk shteron.
Sepse mësues të tillë nuk jetojnë vetëm në kujtime —
ata jetojnë në karakterin dhe ndërgjegjen e nxënësve të tyre.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 7 Mars 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.