14.2 C
Tirana
E premte, 16 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 15.05.2025

Nuk është thënë kot, “dita e mirë shihet në mëngjes”! Fillimi me një orë vonesë i seancës së parë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve ishte paralajmërim i keq i punës së kësaj legjislature!

16 dështime, 16 veprime skandaloze të deputetëve në Kuvend

Mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet vazhduan nga seanca në seancë me dorëheqje të kontestuar e Qeverisë! Aaventurat politike filluan në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.

Andaj, jo rastësisht pas dështimit të parë të Kuvendit i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:

1) Si do të zhvillohet loja në Kuvend?!
2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!
3) A do të ndodhë mrekullia?!

Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!

Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia as pas 16 përpjekjeve dhe as që pritet të ndodhë pa vullnet të shumicës shqiptare në Parlament për zgjidhjen e ngërçit politik.

Fillimin e keq dhe vazhdimin akoma më të keq të Legjislatures së 9-të nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj. Pas votimit për mandatet e deputetëve, gjegjesisht pas hedhjes së hapit të parë të verifikimit të mandateve u ngjallë shpresa për një zgjidhje të ngërçit politik.

Por, përseri u vazhdua me avazin e bllokimit të konstituimit të Kuvendit!

LVV-ja si fituese e zgjedhjeve bashkë me partitë rivale, duke e ditur se nuk i kanë votat e mjaftueshme për mandatarin e Qeverisë, e zgjodhën dështimin, për të përfituar në kohë derisa t’i kryej pazaret politike me partitë minoritare për votimin e Qeverisë!

Tashmë të gjithë e kemi kuptuar, se problemi nuk qëndron tek emri i kryeparlamentares, por të sigurimi i votave të nevojshme për formimin e Qeverisë, vota të cilat aktualisht iu mungojnë dy taborreve politike, të cilët nuk e kemi të drejtën as t’i quajmë pozitë dhe as opozitë pa konstituimin e Kuvendit!

Bllokimi i zgjedhjes së Kryeparlamentarit është veprim jo demokratik, jo parimorë dhe aspak i menduar mirë politikisht.

Njëherit, kjo është një aventurë e rrezikshme me shtetin si produkt i inateve personale dhe ambicieve karrieriste dhe pushtetore të liderëve partiakë, i përcjellur me veprime antikushtuetuese, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin politik dhe të ardhmen e shtetit.

Kjo klasë e politikanëve të papërgjegjshëm janë duke përfituar nga pasiviteti dhe indiferenca e skajshme e elites intelektuale dhe heshtjes së qytetarëve karrshi veprimeve destruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mbase një protestë masive e qytetarëve para dyerve të Kuvendit do të ndikonte sado pak në ndërgjjegjësimin e vetëdijes së deputetëve të rinj, të cilët janë duke i rrezikuar seriozisht mandatet e tyre, për të mos u kthyer më asnjëherë si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës! Keqardhje për deputetët e rinj, këtë sakrificë nuk janë duke e bërë për ideale dhe as për shtetin, por, për orekset karrieriste të liderëve partiakë!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit