– Kosovë, ti je zjarri që ndezi Prometheu
Fol muzë e ngadhnjimit të fjalës
fletë e çdo dite, muaji dhe viti
kjo kohë më bën të vetë digjem
për gjuhën kozmike të të parëve
Rritu bimë e gjuhës dhe e artit
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
je shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e kraharorit të përgjakur
Me gjakun vullkanor të poezisë
nga një luftë e kam në secilin
varg, ky libër është pasioni im
një i urtë e me urtësi kombëtare.
Atdhe ngre diellin tënd me duar
jepi kahe himnit të ribashkimit
në çdo epokë ne qemë në luftë
dhe arenë gjaku e perandorive.
Në një ditë të lashtë të Atdheut
rendja kundër frymës së vjetër
Shqipëri, kryengritëse e këngës
mblidh fletët që kohrat t´i dogjën!…
2.
—————————————-
Nuk ka paqe për lumin me vaj
nuk ka paqe për lumin e ndarë
të rënët do të bëhen më të rinj
kur liria flet shqipen e flamurit
Rritu furi e këngës së dardanëve
bjeri grusht rrenës së lavdëruar
në katër anët po zien këngë e re
Kosovë, je zjarri që ndezi Prometheu…
Ekziston populli, ekzistojmë ne
ekziston gjuha ekziston dhe fjala
po deshëm t´i mbijetojmë kohës
duhet të ecim me të barabartët
Shqipëri e tokës, e diellit, e detit
në pasqyrë i shoh armiqtë e mi
kjo jetë vërtet qenka një përrallë
Shqipëri ka vetëm në gjuhën time.
Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri e mbushë të vërtetën
e shtatzanë e lë lirinë e shkelur!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2023
Atdhe Geci-me te lumte,qe nga Tituli vene Poezise*KOSOVE Ti JE ZJARI qe ndezi- Prometheu *ajo Mendie komanduar ate Pene,kete poezi sjelle kryefjale-CAMERINE TONE me te gjitha cilesite sjelle-me fjale ATDHETRE;per mbare ATDHETARET-sjelle,Ju prifte e mira;realiuar AMANETIN;* Bjeri botes ANE e MBANE-po-MOS e HARO VATANE*! Gjyshi 87 vjecar-*Biri i *Dangelise Naimjane*nga Tej oqeani- te pershendet!(Toronto).