Arben Çokaj
‘Diletanti’ Trump, si kanë qejf me e quajtë ndonjë nga diplomatet tona, që kanë patur sukses në karrierë më shumë se Trump, duket se po bën paqe edhe në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Bëhet fjalë që ushtria ruse të tërhiqet plotësisht nga Ukraina, kundër dëshirës së Cakos e Kreshnikut, pasi Rusia e ka sulmuar Ukrainën jo për territore, por gjoja kundër ‘naziskinëve’.
Putin kërkon si përfundim t’i njihet Krimea, dhe Ukraina të mos hyjë në NATO dhe të kthehet situata si në vitin 2022. Por meqë jemi në një fazë të negociatave intensive, nuk dihet ende qartë, se cila do jetë marrëveshja përfundimtare.
Por ajo që vihet re është se Zelensky e liderët Europianë janë të kënaqur me arritjet e Presidentit Trump në këtë përpjekje për negociata paqësore me Putinin. Të shohim e të shpresojmë për më të mirën. Por duket se ka shpresa.
Presidenti Donald J. Trump sqaron me një mesazh pas takimit me liderët europianë, se ka biseduar në telefon me Presidentin Putin dhe ka lënë të gjendt vendi për një takim Putin – Zelensky, si fillim, e më pas takim 3-she, Trump – Putin – Zelensky, që t’i jepet fund kësaj lufte gati 4-vjeçare.
I nderuari Arben Çokaj!
Shkrimet e juaja githëherë zgjojnë kërsherinë për lexim dhe koment,
Lexova me kujdes shkrimin e juaj dhe më bëri përshtypje, ndaj po jap koment.
Ju lumtë mendja dhe ju lumtë dora!
*
Mendoj se gjendja paqësore midis njerëzve dhe popujve (shteteve) ështe¨aq subtile, sensitive dhe vulnerabile, sa edhe tektonike, trustive e ndryshueshme, konsistente dhe permanente.
Gjendja, fluide ose jo, e paqes varet nga përkushtimi, dashuria dhe këmbëngulësia e njerëzve për ta arritur paqen, përkimisht objektivat e parapërcaktuara të saj, për ta ruajtur e mëpastaj për ta kultivuar me çdo kusht atë, më të rëndësishmen – paqen e shenjtë (sant a praksix).
*
Respekt e shëndet të plotë!
*