Eja

1
Leonardo Nika

Eja

Të ikim atje ku toka takohet me diellin dhe puthen

Eja

Të ikim atje ku valët e detit puthin bregun

Eja

Të ikim atje ku yjet përplasen me njëra – tjetrën

Eja

Të ikim atje të shikojmë perlën që lulëzon brënda në guackë

Eja

Tē ikim atje në ujrat e errëta të shikojmë zambakun e ujit kur lulëzon

Eja

Të ikim atje që të shkruajmë në qiell ëndrrën e pavdekshme

Eja

Të ikim atje në anijen e kristaltë pranë detit kaltërosh

Eja

Të ikim atje tek ajo varka në mes të lumit të kapur nga rrymat e kryqëzuara

Eja

Të ikim atje ku kanë pikuar lotët tanë dhe të shohim sa trëndafila kanë shpërthyer

Eja

Të ikim atje që të shuajmë konfliktin mes hënës dhe diellit

Eja

Të ikim atje ku hëna na përgjon

Eja

Të ikim atje të dëshmojmë me fjalë dhe të pohojmë me zemër s’e perenditë nuk do të tallen me zemrat tona duke na gënjyer e ëndrra

Eja

Të ikim atje ku sakrifikohet për dashurinë dhe ne të dy ndodhemi në bregun e lumit.. Dhe për tu takuar me njëri tjetrin të kalojmë përmes gojës së krokodilit

Eja

Të ikim tani të takojmë një regjizor filmash ti dorëzojmë skenarin e filmit për dashurinë tonë.. Dhe ne të dy nuk kemi nevojë për rol se ne lozim vetëvetën

Autori i poezisë.. (Leonardo Nika)

(Datë 17 tetor 2023)

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.