Gani I. Mehmeti
Kësaj radhe, reagimin do e kem për shprehjen e Drejtorit të IKD, Ehat Miftaraj.
Tri shkurtesat IKD, do të thotë Instituti për Drejtësi i Kosovës. E, si Institut për Drejtësi, do duhej të kishte diçka edhe nga ingerencat, ndoshta për ndërhyrje në çështje të ndryshme për të ndrequr padrejtësinë. Përndryshe, nëse nuk do të ketë ingerenca fare, vetëm sa për të thënë se ka apo nuk ka të drejtë dikush, më mirë të mos ekzistonte fare.
Ehat Mifatraj, me sa e kam përcjellë, ka raste kur vërtet ka pasur të drejtë dhe e kam çmuar si personalitet. Mirëpo, si Institut, meqë tani është drejtor i tij, duhet të jetë bukur më i matur e i drejtë për shtet, të analizojë sa më shumë e sa më drejtë, dhe, kur flet për drejtësinë, ai do duhej të merret me të gjitha padrejtësitë që i shkaktohen një organizate, një grupi apo edhe një individi. Në rastin konkret, më duket si tepër i njëanshëm, kur nuk shprehet për Ministrinë në fjalë, pse jo edhe për qeverinë aktuale, por lëshohet në emër të individit. Kjo nuk i bën nder aspak, përkundrazi.
Nëse, “IKD në vazhdimësi misionin e saj për shtet ligjor, sundim të ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur e ka parë si qëllim ku garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit”, atëherë këto në Kosovë deri sot nuk e kanë parë shtetin ligjor, sundimin e ligjit e as sistemin prokurorial të pavarur në. Të gjitha këto kanë qenë të kapura nga qeveritë e kaluara, dhe ende nuk janë çkapur prej tyre. Këtë e di mirë Miftaraj. Dhe sot, çka do të bëhet rreth çkapjes së tyre nga qeveritë e kaluara, thuhet se po kapet nga qeveria aktuale.
Ehati e di mirë sa padrejtësitë janë bërë në të gjitha segmentet e jetës deri sot nën “gjyqësinë e prokurorinë e pavarur”, dhe askush nuk ka mundur të ndryshojë, pse ato nuk ishin të pavarura.
Është një dobësi e madhe e një drejtori të një Instituti për Drejtësi të lidhet me një emër e jo me organin që e drejton. Ai do duhej të lidhej me ministrinë, nuk është aty vetëm minitresha Ka edhe të tjerë, që bashkarisht i bëjnë punët.
Ndërsa, me sa kam kuptuar, Klan Kosova qenka e regjistruar në Gjhakovë, dhe Gjakova figuruaka jo në Kosovë por në Serbi!!! Këtë licencë, si të tillë, nuk do e lëja të funksononte as tri ditë, jo që po i bën rreth 20 vite, a nuk e di sa saktësisht. Kur ne vetë reagojmë kundër së drejtës që e ka Ministria, përse të mos reagojnë edhe nga jashtë? Edhe pesëshja edhe BE, edhe të gjithë do ta sulmojnë drejtësinë, kur ne jemi kundër shtetit tonë. Çdo medie, çdo televizioni e edhe autori, do ia pezulloja licencën e punës, nëse nuk ka sjellje kombëtare, shtetërore e njerëzore. Mediet tona sot bëjnë çmos vetëm për përfitimin e tyre personal, shkelin mbi të gjithë. Kjo nuk është në rregull, prandaj, për atë që nuk është i ndërgjegjshëm, duhet ta bëjmë ne të ndërgjegjshëm përmes ligjeve.
Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin dhe ska (s’ka, duhet me apostrof ‘) përgjegjësi ligjore dhe politike është dëshmi se sa jo demokratik dhe se sa në nivel të ultë është sundimi i ligjit në Kosovë,” – shprehet Miftaraj. Kjo është skandalolze për Miftarajn, i cili më shumë se tjerët, duhet ta mbrojë Kosovën dhe Kushtetutën e saj. Këto nuk kanë qenë asnjëherë të zbatuara në Kosovën e pasluftës, por kështu nuk ke pasur një reagim të tillë. Tjetër, si është e mundur që Gjakova brenda Republikës së Kosovës të ketë adresë në Serbi, a të jetë serbe!!!
A nuk është shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës?
Diçka të tillë e tha edhe Avokatja amerikane, Bernadette Foley, e cila paska punuar për katër vite në Kosovë si Zyrtare Ligjore, Inspektore Gjyqësore dhe Eksperte Trajnuese! Por, nuk i dihet sa ka qenë e angazhuar për drejtësi e zbatim të ligjit, kur pikërisht në këtë kohë ndodhin dënime të larta për dikë të dyshimtë, ndërsa lirohen nga akuzat tjerët që kishin kryer krimet, dhe kjo nuk ka ndërmarrë asgjë.
Avokatja Bernadette Foley ka punuar katër vjet (2004-2009) në Kosovë, si e tillë, sa ka pasur rezultate? Atë kohë ka mundur të vijë edhe një bari në Kosovë e të bëjë ç’të dojë, pse ishim naivë të gjithë, u besonim së tepërmi dhe ishin në kuadër të UNMIK-ut.
TV Klan Kosova, nëse është regjistruar si Gjakovë në Serbi, kjo është skandaloze, do duhej kishte punë prokurori e të dënohet, jo vetëm të pezullohet licenca. Kur ne nuk e ruajmë shtetin tonë, kush do ta ruajë?
Të gjithë, edhe mediat, kur keqpërdorin dhe bëjnë shkeljen e Kushtetutës për interesa personale a duke u ikur tatimeve të ndryshme shtetërore, duhet mbyllur e dënuar, jo vetëm të pezullohet licenca.