Nga: Binak MAXHARRAJ
Unë se di nga ky mllef, kjo urrejtje patologjike e z. Ramush Harajdinat ndaj kryeministrit te vendit.Gadi se nuk kalon ditë mbrenda muajit që Ramushi nuk shfyhet ndaj Kurtit. Zakonisht mbrenda një muaj Harajdinaj nuk e lenë pa e sharë Kryeministrin e vendit Kurtit.Më sharjet e tij banale bile ia kalon edhe qetnikut te Serbisë Presidentit Vuçiq.
Pse po ndodhë kjo?!
Duhesh te jeshë shumë i mllefosur, te keshë urrejtje, smirë ndaj dikush qe ta plasë zemren. Kjo nuk qendron ne sensin e kyeministrit Kurti i cili nuk ka asgjë personalr ndaj Harajdnat, pos atyre qe rrjedhin nga vota e popullit.
E populli e din se kush është z. Harajdinat dhe z. Kurti. Më sharjet e tij ndaj Kurtit Harajdinaj ditë e për ditë po i falë vota Kryeministrit Kurti. Këtë e vertetojn edhe zgjedhjet e fundit te 2021 kur LVV mori mbi 50% te votave kurse AAK e Harajdinaj ra ne fund te pusit.Votat nuk akumulohën me sharje, piskamë e denigrime te Harajdinajt ndaj Kurtit, i cili te gjitha këto as qe i bejnë dertë.
Z. Harajdinat nuk po e kupton se sa më shumë sharje, ofendime ndaj Kurtit si spiun dhe vegel e Serbisë nuk pijnë fare ujë ne opinion.
Harajdinaj shumë me shumë e shanë e shanë Kurtin se sa Vuçiqin, kurse as se si nuk e shanë Radojçiqin, qe dikur i kishin një farë bashkupinim me te deri ne nivel të pranimit te tij ne zyren e tij sa Harajdinaj ishte si kryeministër i vendit.
Edhe ne mbledhjën e dy Parlamenteve te Kosovës dhe Shqipërisë Harajdinaj ne vend qe te zgjedhë një fjalim konstruktiv prapë iu drejtua Kurtit me sharje dhe ofrndime çfarë nuk i ka hije një çlirimtari komandat në Luftën e UÇK-s. Pra me këto sharje e denigrime ndaj Kurtit sikur po e humbë shkelqimin e luftes.
Sharjet dhe piskamat e Harajdinajt ndaj kryeministrit Kurti populli do ti vlerësoi me 6 shkurtë edhe kur pritet te mbahën zgjedhjet parlamentare ne Kosovë. Ate ditë Harajdinaj do te merrë nga populli denimin me te madh me rrezikun qe edhe te bie nga Liga e parë në opozitë. Më afër e ka këtë se mbetja e tij ne Ligë. Populli nuk jepë vota atyre qe shajën dhe dinigrojnë te tjeret, por u jepë atyre qe ofrojnë programe për mireqenjen e qytatareve. Por këto sharje te Harajdinaj ndaj Kurtit vijnë edhe si pasojë e mbet jes se tijë ne opozitë te cilën Harajdinat sikur nuk po mund e duron.
Sikur z. Harajdinaj te kishte angazhuar tërë enegjinë ne organizimin e partisë se tij gjuan me një grusht deputet, qe vijnë kryesisht nga Rrafshi i Dugadinit do t’i kishte shumë me mirë punët ne skenen politike.
Por ç’ti bejsh ky është stili i Hrajdinajt me sharje e piskama. Zoti i ndihmoftë ne zgjedhjet e shkurtit te vitin 2025.