EC E MERRU VESH ME KOSOVARËT…

0
Rama - Borrell - Varhelyi
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

A po e doni kështu? – Jo.
A po e doni ashtu? – Jo.
Qysh po e doni? – S’e dimë… si të doni ju!…

Rama i tha Borrellit dhe Varhelyit se plani Evropian dhe Amerikan për paqen e njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë është i mirë, për ta e për rajonin.

Tani kush ka të drejtë?

Kur i kritikon kosovarët, të duket se po u bie në qafë. Edhe ata duke qenë viktima dhe të paditur si shoqëri, preken shumë kur i kritikon. Por si do të bëhen ata shtet e një shoqëri e pavarur, nëse nuk i kritikon veset e padijen e tyre?! Po të kishin njerëz të zgjuar sa duhet kosovarët – si Rugova psh. – nuk kishin ndejtë për dekada nën pushtimin serb, pavarësisht kush janë serbët. Por edhe sot do të ecin më mirë dhe më të sigurtë drejt jetësimit të pavarësisë!

Sa ishte Rugova gjallë, miqtë e Serbisë në Perëndim u bënë me Kosovën dhe e bombarduan Serbinë. Tani që nuk është Rugova më, miqtë e Kosovës u bënë prapë krah serbëve. E kush e ka fajin?!

Ata që nuk dinë çfarë duan…

Bajromi kur filloi lufta e Rusisë kundër Ukrainës shkruante dhe u bënte thirrje kosovarëve: “o arrnauta, a e shihni çfarë bën Zelensky? Rusia është si Serbia, Putini kriminel…” Po ne e dimë more këtë, e tani Zelensky po bën mirë a?! Po sikur të mos i ecë mbarë kjo luftë? – i thonim ne në atë kohë. Pse? Se ne mendonim që zgjidhja paqësore, duke shmangur luftën do jetë zgjidhja më e mirë edhe për Ukrainën.

Tē shkonte mendja në atë kohë se Bajromi me disa tjerë donin t’i nxitnin kosovarët, që të kapnin armët dhe të shkonin në luftë me Rusinë, për lirinë romantike të Ukrainës. E përdori këtë term, se liri absolute nuk ka. Edhe sikur Ukraina të hyjë në NATO e BE, nuk ka për të patur më shumë liri se sa kishte.

Tani që shihet qartë se me luftë Ukraina, le që po humbet territoret, por edhe ka pësuar një shkatërrim të madh të ushtrisë, dhe të vendit, a thua duhet me i thirrë mendjes këta që donin luftën? Edhe Bajrom trimi me shokë…

Bajromi ka të drejtë në fakt, se me luftë i merr ato që të takojnë – edhe Kosova i kishte marrë më mirë. Po kur nuk ke bythë për luftë, si ia bën? Po kur tjetri është më i fortē se ti, si ia bën?! Në politikën ndërkombëtare, ligjet i ka vendosur forca! Kosova nuk ka si bëhet e fortë, duke u ushqyer kryesisht me ushqime serbe… As ushqimet serbe nuk janë në gjendje t’i refuzojnë. Jo më tepër.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.