Nismë
Skënder Karaçica
Nuk duhet të hezitojmë për kohën kur po vijnë zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në këtë rrjedhë, ligji aktual për zgjedhjet po e ngatërron lëvizjen e votës së lirë të sovranit, ku, tërë votuesit dhe vota e tyre, shkojnë në arkën e partisë, e jo për të votuarit.
Ka ardhur koha që të ndryshohet Ligji zgjedhor dhe, në të ardhmen të kemi (një individ-një votë)e jo sukurse deri tash vota e sovranit në një arkë nga qendrat e votimit, po adresohen në adresë të partisë politike. Në të ardhmen mos të kemi vetëm shtatë qendra kryesore të votimit, por ato të shtrihën në të gjitha komunat e pushtetit të vetëqeverijes lokale, me rregullën kushtetuese-ligjore: Një individ-Një votë!
Në përvojën e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë,e kam parë nga afër se si në Çikago (shteti i Ilinoisit), votuesit amerikanë kanë votuar në një qendër të votimit për të dy partitë (PR-PD) në fund fare lehtë kanë dalur rezultatet në përqindje, ndonëse komisionet zgjedhore i kanë parë nga afër votën e lirë të sovranit për të dyja partitë tradicionale.
Kujtoj se juristët me kompetencë profesionale, do të duhej të afrojnë argumente nga ligjet kushtetuese (aktuale) se a duhet të ndryshojë Ligji për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kur do të kishim më lehtë të kemi votën e lirë të sovranit(Një individ-një votë), jo të shpërndara në arkën e partive politike, or vota e sovranit e drejpërdrejtë për të nominuarit për deputet të popullit.
(Kosovë, shkurt 2025)