DUHET TA VEÇOJMË ZEUSIN PREJ GREQISË
Jeta në thelb ndryn poetikën e saj
ndryn më të pashtershmen e fjalës
numrin e orëve të një dite, muaji
dhe viti, ndryn veten dhe vetveten
të çdoditshmen e kundërthënieve
Mbretërinë e përjetshme të njeriut
Në matematikë s´ka rrugë pesëshe
Çështja çame ekziston në saje të
kujtesës historike, dhe të çamëve
në saje të tre zotave pellazgë ilirë
në saje të Zeusit, Thotit, Apollonit
në saje të dijësve të Ipërisë antike.
Në Vlorë dje e takova Thesprotën
një grua nga fshatrat e Prevezës
dajot tha i kam nga Janina, ndërsa
vajzën e kam të martuar në More.
Mik, jemi vonuar në çështjet tona
koha është zotin çam ta veçojmë
prej Greqisë, andartëve, fanariotve!
Jetë nga afër shoh gjëra të largëta
jam në dashuri me fjalën e poezinë
Në këtë takim me Vlorë e Çamëri
unë e Thesprotia festojmë me birrë
“Troja”, “Korça” dhe “Bubulina”,
në ditën e Republikës së Çamërisë!…
Atdhe Geci – Dortmund, 31.12.2023