Arben Çokaj
Ai bënte gam-gam përditë gjatë fushatës. Thua se e donte Ramën më shumë se babain e vet. Ndihmohej nga suflerët e largët Ardian Palushaj në Adelajde, Australi, e nga një rrapatush né Itali. Kujt me ia dhanë votën? – thoshin. Kënetës, bufit, bretkocës apo zhapikut… gau – gau, gam – gam!
Gjithë ditën e lume, gam-gam për Ramën.
Unë u thoja se Rama po bën diktaturë, nuk ka çfarë ofron më, Saliu është kush është por e ka do fisnikëri! Rama është loqe fare, s’ka dinjitet e as burrni! Ai vetëm keq mund të bëjë!
Por ngjarjet rrodhën si rrodhën e Rama i trembur nga LaCivita i vodhi e bleu votat me të madhe duke fituar me të madhe.
Sa fitoi, Rama u harlis. Iu ul protektores Meloni dy herë në gjunjë duke e bërë Giorgian të ndjehet keq me karagjozllëkun e tij. Mblidheshin për Ukrainën, për luftën e ky mendjen te zggarravinat e veta, te infantilizmi i tij psikik. E drejtori i Ramës besnik si gjithmonë, ah çfarë gjenie – thoshte për krietarin e tij… ky është mjeshtër. Çfarë servilizmit!
Një ditë Rama, si shejtani që don me drejtua qimen e pubisit, i hyri me urdhër nga lart shkatërrimit të një fshati turistik, e ktheu në gërmadhë, mbi 15 milion Euro investime po ia prishte fshatarëve fisnikë.
Por kjo nuk i mjaftonte skizofrenit, mori vendim politik të gjithë drejtorët dhe kryetarët e njësive vendore në Bashkitë socialiste të pushohen nga puna…
Uaaaa i erdhi radha edhe gam-gamit, drejtorit të famshëm që na plasi gjatë fushatës me gau-gau e gam-gam.
Tani deejtori i papunë po vriste menejen si t’i gjente një mik Ramës për të hyrë përsëri në punë?! Para se të humbte shpresat e të fillonte ta shante më shumë se ne tjerët… se humbi bukën e gojës tjetri, nuk ka faj.