Nga KALOSH ÇELIKU
Kurrë, nuk mund ta harroj një mikpritje të Dr. Ibrahim Rugovës, gjatë Mitingut të Poezisë në Gjakovë. Nuk e mbaj as vitin e organizimit të atij Manifestimi Kulturor Tradicional të Poezisë, në Gjakovë. Vetëm, e di, se ka qenë pas këthimit tim në Shkup (Maqedoni, (1979/ ’80)). Kur, sipas ftesës të Shoqatës të Shkrimtarëve të Kosovës, përcjellur Shoqatës të Shkrimtarëve të Maqedonisë. Nje ftesë, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë më ishte dërguar edhe mua si shkrimtar shqiptar, së bashku me një shkrimtar maqedonas.
Ende, për mua ishte i panjohur, nuk më kujtohet sot as emëri me të cilin do të udhëtoja së bashku për në Mitingun e Poezisë Tradicional, në Gjakovë (Kosovë). Pakrëndesi ka kjo për lexuesin si emër. Shkaku, se: ai, nuk jeton më. Dhe, nuk është ende i gjallë.
E kam njohur Dr. Ibrahim Rugovën, që nga studimet e mia në Prishtinë. Edhe, shumicën e poetëve dhe shkrimtarëve të Kosovës, gjatë viteve të studimeve dhe punës në Kosovë. Librat e tij të studimeve. Edhe, kam pi me të edhe kafe, në Prishtine. Jo, edhe me vonë si politikanë në Shkup, kur udhëtonte përmes Shkupit për në Tiranë.
Perçudi, Sot: e kam të qartë, pse: bashkëudhtari im maqedonas shkrimtar, gjatë gjithë rrugës më pyeste: se, sa larg është kufiri me Shqipërinë, dhe Kosovën? I them: vetëm, disa metra Larg nga Gjakova. Edhe, ai biente në gjumin e tij provokues policor gjatë rrugës për në Kosovë me përgjigjen time “politike”.
I kaluam ato Tri Ditë të Poezisë në Gjakovë. Edhe, ai gjatë gjithë manifestimit poetik, nuk u nda nga unë?! Asaj Kohe, ende ishte kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve Kosovës: Dr. Ibrahim Rugaova. Dihet, gjithë kohën e kam pasur me vete pas shpine. Nuk mu nda gjatë Manifestimit Kulturor, Mitingu i Poezisë, në Gjakovë. E njohtoja me miqtë e mi poetë, dhe shkrimtarët e Kosovës. Befasuese, Dr. Ibrahim Rugova na e la edhe në disponim shoferin e tij personal me gjithë makinë udhëtimi.
Ditë më vonë, kur këthehem në Shkup gjatë një takimi rasti ia rrëfej gjithë ngjarjen e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, mikut tim shkrimtarit për fëmijë, Mehemedali Hoxhës, se: me cilin poet maqedonas kam qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë.
Qeshi. Po, ai me të cilin ti ke qenë në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, ka qenë dëshmitari im gjatë gjykimit në Shkup, kur në sistemin komunist më rrasën edhe në burg, se: Unë kam pi konjak “Skenderbeu”. Dhe, kam thënë për dritare para të pranishmëve me shishe në dorë konjak “Skenderbeu”, se: do të vijë koha, kur ju “maqedonasit” do t’i fshini rrugët e Tiranës?!…
Z. Kalosh Çeliku,
lexova me kujdes shkrimin tuaj kushtuar takimit me Dr. Rugvën në Gjakovë dhe më përkujtove se Dr. Ibrahim Rugova:
1. Ka lindur më 2 dhjetor 1944, në fshatin Cërcë, komuna e Istogut
2. Ka jetuar 62 vjet,
3. Ka vdekur në Prishtinë, më 21 janar 2006,
4. Është varrosur më 26 janar 2006, në Prishtinë.
5. Ka lënë pas vetes mendime, një bagazh veprash, që për ne janë mësime në jetë…