Donald J. Trump dhe çështja e armëve të shkatërrimit në masë!

0
Donald J. Trump

Nga Shqiperia Etnike7 Prill 2025

Halil Teodori - Tedi
Halil Teodori – Tedi

Shkruan Halil TeodoriTedi
TRUMP ADVISORY BOARD
(Bordi i këshillimit të Trump)

OFFICIAL TRUMP CABINET MEMBER
(Anëtar zyrtar i Kabinetit të Trump)

Bota sot gjendet përpara një prej sfidave më të mëdha të kohërave moderne:
kërcënimi i vazhdueshëm nga armët e shkatërrimit në masë.

President Donald Trump has warned that “World War III” is “not so far away”.
President said that he was moving fast around the world “to end wars” to restore peace in the world as he doesn’t want to see “everybody being killed”…

Lufta në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje ekuilibrat globalë dhe ka zhytur komunitetin ndërkombëtar në një dilemë të madhe, të paparë më parë.

Rusia, si një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, ka demonstruar se zotërimi i një arsenali të jashtëzakonshëm mund të përdoret si mjet presioni dhe agresioni. Megjithatë, nuk është vetëm Rusia dhe SHBA-ja, që mbajnë në duar fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore. Në këtë listë përfshihen gjithashtu edhe Anglia, Franca, Kina, Izraeli dhe ndoshta Irani, të cilët vazhdojnë të përforcojnë kapacitetet e tyre ushtarake në një garë të frikshme për supremaci.

Rritja e tensioneve mes këtyre shteteve dhe demonstrimi i forcës përmes kërcënimeve bërthamore është një realitet i papranueshëm për sigurinë globale. Historia na mëson se arroganca dhe etja për pushtet mund të kenë pasoja të pakthyeshme. Platoni, në shkrimet e tij për Atlantidën, thoshte se “banorët e saj nuk ishin të zotët të ruanin kontinentin e tyre”, një paralajmërim që mund të shihet edhe sot në një kontekst të ri: nëse nuk kontrollojmë situatën aktuale, mund të përballemi me një fat të ngjashëm.

Në këtë sfond të errët, nevojitet një lidership i fortë, i vendosur dhe me një vizion të qartë për eliminimin e kërcënimit bërthamor. Donald J. Trump është lideri i vetëm që mund të ndërmarrë hapa konkretë për çmontimin e kësaj spiraleje të rrezikshme. Nuk bëhet fjalë për përdorimin e forcës, por për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes fuqive bërthamore, një strategji diplomatike që do të çonte në një botë më të sigurt.

Trump, gjatë mandatit të tij, ka treguar se është i aftë të negociojë dhe të arrijë marrëveshje të rëndësishme. Politikat e tij të jashtme janë karakterizuar nga një qasje pragmatike dhe një synim për stabilitet global. Ai ka demonstruar se është i gatshëm të sfidojë oligarkët dhe strukturat e vjetra, që mbajnë peng progresin dhe sigurinë ndërkombëtare.

Koha për veprim është tani. Lufta bërthamore nuk është një çështje që mund të lihet pas dore apo të trajtohet me indiferencë. Nëse nuk ndalohet ky revansh i shfrenuar i fuqive bërthamore, mund të përballemi me një katastrofë, që do të trondisë themelin e qytetërimit njerëzor. Bota ka nevojë për një lidership të fortë dhe një strategji të qartë për të eliminuar këtë kërcënim ekzistencial.

Por, kjo nuk do të lejohet që të ndodh. Bota ka qenë gjithnjë në një situatë të tillë zgripi historik. Edhe herë të tjera, ekspansioni bërthamor ka qenë jo vetëm i pranishëm por edhe duke marrë nën kërëcënim paqen dhe qytetërimin, por Amerika dhe aspiratat e saj, forca përmes së cilës ajo mund të imponojë, kanë bërë të mundur që shumë tentative me kërcënim global të kenë patur fatin të mbetetn në tentativë.

Në këtë focus, pyetja që shtrohet është, a mund ta bëjë këtë Donald J. Trump?
Ndoshta më shumë se Donald J. Trump si lider atipik, i drejtpëdrejtë dhe i vendosur, mund ta bëjë këtë realitet, duke qenë drejtues i një superfuqie, jo vetëm ushtarake, ekonomike, politike, diplomatike, por edhe shembullin e një kombi, që ka investuar dhe ka sakrifikuar për lirinë dhe demokracinë e botës, për paqen e saj dhe garant për këtë janë parimet mbi të cilat është ndërtuar Amerika dhe mbi çfarë beson shpirti amerikan.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.