Do të mrekulloheni nga poezitë, që janë aq të ndjera dhe në kërkim të dritës

0
Arben Çokaj - Mrekulli n'katror - poezi

Mimoza Rexhvelaj, poete

Nuk kisha menduar ta gjeja “Benin poet” dhe pse artin e fjalës e don fort dhe është promovues dhe kurues deri në detaje të mijëra faqeve nga autorë të tjerë.

Një ditë dhjetori mora si dhuratë librin e tij të parë me poezi “Mrekullia n’katror” dhe nga faqja e parë e gjenë mrekullinë e fjalës që rrjedh si lumë nga shpirti i poetit, siç duket Benit i qënka mbushur mendja ta ndajë këtë pasuri shpirtërore me lexuesin e tij.

Më besoni do të mrekulloheni nga poezitë, që janë aq të ndjera dhe në kërkim të dritës, autori nuk e do errësirën e kohës ndaj në çdo varg gjenë dritë, shpresë, një rrugë për të ecur përpara drejtë përjetësisë poetike…

Ironi e rafinuar me prekje fjalësh delikate e përdorur mjeshtërisht nga autori që nuk lejonë të ndihesh i vrarë nga fjala, por mund të mësosh si të mos gabosh kur ushqen me ndjenja dikë, sidomos kur nuk ke qëllim ta duash.

Dashuria e madhe mbështillet me heshtje, ashtu jeton si gonxhe e paçelur në një kopsht të magjepsur, ku nuk mund të hysh lehtë, depërtimin aty e kanë veç ata që ia njohin dhimbjes të gjitha shkallët.

Libri është shkruar në formën e një ditari dhe autori i ruan me fanatizëm datat dhe muzën nga është frymëzuar.

Libri lexohet me një frymë dhe lexuesi do ta gjejë veten në shumë prej vargjeve, do të jetë si një shëtitje në kopshtin e kujtimeve, por imazhet nuk janë albume fotografish, por vargje dhe psherëtima të molisura nga një shpirt i trazuar, që është në kërkim të dashurisë së madhe që çonë në përjetësi, dhe Beni e gjenë këtë dashuri-mrekulli tek poezia që shkruan.

Suksese Arben Çokaj!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.