Dilemat e formimit të qeverisë re

0
Zgjedhjet në Mal të Zi - Europa tani

Diskursi politik

Formimi i qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamenatre të mbajtura me 11 qershor, do të jetë sfida e radhës për partitë parlamentare në Mal të Zi, e në veçanti të Lëvizjës “Evropa Tani”, e cila si ma e votuara, ka propozuar kandidatin për kryeministër, çështje e cila nuk do të jetë aspak e lehtë, duke marrë parasysh dallimet programore e ideologjike si dhe të interesave të ndryshme të partive, të cilat ofrojnë pjesëmarrje në kabinetin qeveritar.

Dr. Nail Draga

Në ditën e konstituimit të parlamentit të ri(27 korrik), presidenti J.Milatoviqi, deklaroi se nga dita e hënë(31 korrik) do të filloi konsultimet me partitë parlamentare për propozimin e kryetarit të Qeverisë së 44 të Malit të Zi.Në sajë të praktikës së njohur, kandidati për kryemnistër i takon subjektit politik i cili ka fituar ma shumë vota, përkatësisht mandate të deputetëve, qe në rastin konkret i takon Levizjës Evropa Tani(LET).

Konsultime me presidentin

Duke marrë parasysh këtë pozitë nga LET ka zhvilluar konsultime me partitë parlamentare, me përjashtim të DPS-it dhe URA-s, të cilat në parim kanë mbeshtetur parimet për formimin e qeverisë, ndërsa disa kanë pasur vërejtje, duke kërkuar ata të shtohen për të kompletuar strukturën qeveritare.

Në sajë të konsultimeve të realizuara me përfaqësuesit e partive parlamentare, presidenti J.Milatoviq  ia besoj M.Spajiqit, mandatin për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, i cili për formimin e kabinetit qeveritar ka afat kohor prej 90-të ditesh.

Ndërsa dilemë paraqet numri i deputetëve të cilët do ta mbeshtesin me 41 apo 43 ndërsa më mirë është qe ai numër të jetë 49 apo më tepër. Mbeshtetja  e tillë do të varet nga kompromisi ne mes mandatarit dhe partive politike parlamentare të cilat do të jenë pjesë e shumicës qeverisëse.

Kujtojmë se në zgjedhjet e mbajtura me 11 qershor të këtij viti, sipas mandateve të fituara  Lëvizja Evropa Tani ka fituar 24 mandate të deputetëve, Koalicioni i DPS-it 21, Për të Ardhmën e Malit të Zi 13, Koalicioni Demokratët-URA 11, PB 6, Koalicioni SNP-Demos 2, Forumi Shqiptar 2, Aleanca Shqiptare 1 dhe HGI 1 mandat.

Qeveri stabile dhe me orientim evropian

Të martën (me 15 gusht) mandatari për formimin e qeverisë M.Spajiqi ka filluar konsultimet me partitë politike parlamentare të cilat e kanë mbeshtetur për kryeministër.

Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha partitë, me përjashtim të DPS-it dhe Lëvizjës URA. Deri me tani është biseduar ne lidhje mbi parimet qe duhet të ketë qeveria e re e cila sipas deklaratave ajo do të jetë stabile dhe me orientim evropian. Për të siguruar mbeshtetje më të madhe  askush nuk mund të përjashtohet duke përfshi edhe ish Frontin Demokratik, të cilët së bashku kanë 13 mandate të deputetëve.

Por, pjesëmarrja e tyre në qeveri nuk është pritur mirë nga partitë tjera në veçanti te popujve pakicë ku refuzues  kategorik janë nga partia e kroatëve(HGI).  Por, në sajë të rrethanave aktuale, formimi i qeverisë së shumicës nuk duhet të ketë probleme, edhe pse do të nevojiten kompromise për të kënaqur ambiciet e konstituentëve të qeverisë.

Popujt pakicë duhet të jenë pjesë e qeverisë

Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të qeverisë në Mal të Zi  deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020.

Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv.  Ndërsa me rastin e formimit të qeverisë së pakicës(28 prill 2022) ku kryeministër u zgjodh D.Abazoviqi, qasja ndaj pakicave ndryshoj, ku pjesë e saj u bënë edhe  shqiptarët me dy minsitra si dhe me sekretar e drejtora të ndryshëm në resorët qeverisës, si asnjë herë deri më tash.

Ndonëse kjo qeveri humbi votbesimin në parlament(19 gusht 2022) ajo është duke vazhduar mandatin në detyrë, deri sa të zgjidhet qeveria e re me mandatar M.Spajiqin. Por,  deri në formimin e qeverisë së re mbetet të presim ofertën nga mandatari i qeverisë për pjesëtaret e popujve pakicë  ndërsa çështje të veçantë paraqet përfaqësimi i tyre.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i qeverisë, dy koalicionet e partive  shqiptare pavarësisht animozitetin në mes tyre duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë   ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis.

Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre.

Partner në koalicion

Pikërisht me një qasje të tillë shqiptarët duhet të insistojnë të jenë partner në koalicion, ndërsa përfaqësuesit e tyre duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re.

Orientimi qytetar, sekular e antifashist

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike të cilët pretendojnë të jenë pjesë e qeverisë se re  janë shprehur, se vendit i duhet një qeveri stabile, e cila nuk do të mbeshtetëj vetëm nga 41deputet, por ma shumë.

Nga ana tjetër  del qartë se shumica parlamentare e cila do të mbeshtesë mandatarin e qeverisë, duhet të jetë proevropiane, pro NATO-s dhe me orientim qytetar, sekular dhe antifashist.

Ndërsa pjesë e saj nuk mund të jenë ata subjekte politike të cilat janë në dilemë se a është Rusia në Ukrainë agresor apo çlirimtar, ndërsa të gjykuartit në Hagë a janë kriminel të luftës apo heroj?

Mbetet të presim se cilat  subjekte politike do te kenë një qendrim të tillë dhe do të jenë pjesë e qeverisë se re në Mal të Zi.

(24 gusht 2023)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.