Arben Çokaj
Albini po kërkon shtim forcash nga NATO. Opozita po tallet me trimin (në bythë të amerikanëve) të reciprocitetit, dmth. targave të përkohëshme, që dreqit një lek nuk i duhen Kosovës, por si masë presioni gjoja ndaj Serbisë: “ti vë targa, ne vëmë targa…” Kush po del më i fortë. E opozita kosovare aspak serioze, nuk e vlerëson fare rrezikun, sikur Kosova është e Albinit dhe jo e kosovarëve!
Ndër shqiptarë ndodh ky fenomen primitiv, kapen si gjelat me njëri tjetrin, aq të madh e kanë kunjin me njëri-tjetrin, sa u hyn gjithmonë kunji i të tretit… defekt nacional ky, nga mentaliteti turqeliko-islamik e zgjidhja e punëve që duan tru me zhabën e barkut, si Bajromi!
Albini po kërkon shtim forcash në Kosovë nga NATO. Opozita po tallet, me mendjelehtësi, sikur Kosova është vetëm e Albinit…
Albini po tregon forcë e këmbëngulje, në bythë të amerikanëve: “unë e dua reciprocitetin”, që asnjë lek nuk i vyen Kosovës, por si masë emotive për t’i treguar serbëve: “a ju po doni targa të përkohëshme a? Hajt pra, se ua tregojmë edhe ne!”
Harron Albini se Serbia është furnizuesi kryesor i tregut të Kosovës, e kjo ka rëndësi më shumë se reciprociteti… Nuk merret Albini me gjëra themelore, por e tërheqin si spirale marrinat serbe me targat e përkohëshme…
Gjeli don me trembë elefantin, dhe elefanti ia fut pordhë, e gjelit i bien puplat. Elefanti pyet si i ke punët o gjel? Gjeli përgjigjet kryelartë: sa po bëhem gati…
Kush e di, janë gjërat e ndërlikuara. Po sikur forcat e Perëndimit të duan një trazirë në Kosovë, si në Ukrainë?! Aspak mirë nuk duken punët… E dija se Bajromi, Bismarku i Kosovës ta sjellē punën kështu. Atituda e tij me shkatërrua Ukrainën me idenë se po rrënon Rusinë e Putinin, më krijoi ndjesinë se kosovarët do reagonin si Zelensky në një rast të tillë të ngjashëm. Kur nuk ke forcë, nuk është mirē të sillesh si i fortë, duhet më shumë taktikë e tru se forcë! Se humbet më shumë. Politika e diplomacia për çfarë janë?!
Bill Clinton: “Krenaria, pararojë e dështimit…”
Nuk din me iu nda fati i keq Kosovës… shpresoj e uroj që gjërat të mos eskalojnë atje…