Dështimi i 15-të i Kuvendit të Burrecave?!

0
Kuvendi Kosovë

Skënder MULLIQI

Një burrë i vërtetë nuk identifikohet se ka musfaqe. Një burrë i vërtetë nuk identifikohet edhe më atë së përdorë makina rroje për të hequr mjekrrën.Burr nuk është ai thotë një fjalë e popullit që qonë në shpinë barra si magari. Një burrë i vërtetë nuk sillët si adoleshent në Kuvendin e Kosovës. Një burrë i zgjuar nuk e vënë në dyshim gjykimin e të tjerëve. Një burrë i verëtetë është në gjendje të falë. Nuk ofendon, por ndëgjon, është tolerant, është i zgjuar për të kuptuar situatat serioze.Për burrat e vërtetë janë të huaja reagimet dhe veprimet emocionale. Këto skena që po i shohim në Parlamentin e Kosovës nuk kan të përbashkët asgjë më burrnin, nderin dhe moralin.

Po luhet maskaradë e turpit më diqka shumë serioze siq është formimi i organeve të shtetit. Po mungon zgjuarësia dhe gjykiimi i drejtë në situaqtën serioze në të cilën gjendemi. U bëm gazi i botës.Këta kuvendarë e kan humbur legjitimitetin. Këta tallën dhe kërcëjnë prapanicat si të luhej vallja tango. Shumica e tyre për shumë vite e shijuan pushtetin dhe janë majmur sepse janë ushqyer mirë. Ju ka mbesdhtjellur truri në dhjam ,dhe nuk janë më në gjndje më të rrëzojnë më tru esell. Nuk kanë njohuri fare për kufirin e tolerancës. Po luajnë më durimin dhe nervat e popullit, i cili duket së duhet të marrë fatin në dorë të vet.Kuvendarët opozitarë po e tregojnë fytyrën e tmershme.

Në një vend plot me gojë kur bëhet fjalë për të drejta, një jetë më të mirë, drejtësi, paanësi, të vërtetë dhe dhimbje, dhëmbë të mallkuar kanë dalë në pah. Vendi, i cili kërkon përparim dhe zhvillim po përballët më fjalët boshe me të cilat e mbushin atë. Po na hapen plagë të reja, e po na grithën plagët e vjetra nga ata që kan humbur busullën e të bërit shtet. Po kamuflojnë historinë tonë të përgjakshme, për të fshirë gjurmët e se kaluarës krenare… Shumica e kuvendarëve aty nuk janë në gjendje për ta vizatuar një të ardhme të mirë të këtij vendi… Ik fshihuni o ju të mjerë…!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.