NGA KALOSH ÇELIKU
Nana ime vinte me prejardhje hoxhallarësh, autorite të respektuar nga Zajazi në familjen tonë bekteshiane, në Cërvicë të Kërçovës. Brez pas brezi bektashi. Babain, poashtu bektashi. Nana e bëri “musliman”. I donte aq shumë kafshët shpiake lopët, qetë e zgjedhës, macat dhe dhentë. Saqë, kur Babai duheshte të therë ndonjë viç, dele ose dash, e përcillte te prindërit si mysafire. Ishte bareshë.
Nuk i donte aq shumë delet e zeza, se: sipas saj sillnin kob. Edhe, pse: i kishim mes bagëtive. Megjithatë, i ushqente dhe i kulloste maleve, fushave dhe livadheve. I milte si dele me kusi në vathë, dhe nën hijet e dardhave gorrice te “Jasakët e Tikeve” mes bagëtive. Para meje i thoshte Babait: Edhe ky, Babai juaj sot u bë “musliman”. E shiti një livadh buzë Lumit Zajazit, që të shkojë në “haxhillëk” deri në Mekë. U bë “haxhi”?!
Unë, kur erdha si nuse në familjen tuaj “Çelike”, erdhi dhe “Ramazani”, shkova ta zgjoj për “syfyr’. Ai “nagëntin”me një fishek në gojë dhe tetë tjerë në arkë, përveçse gjatë ditës që i mbante në brez, natën e mbante edhe nën jastëk, Mauzerrin, varë rmbi kokë, dhe dy “kashikara” bomba serbe me një mollë të kuqe italjani në xhepat e strukes varë pas dere.
E rroku mauzerin dhe e shkrepi tymeflakë pas meje. Unë bythekrye mezi shpëtova në çardak. I them, o burr: përpaka desh më vrave?! Mezi shpëtova gjallë. E dini si mu përgjigjë: ma ke prish gjumin. Edhe, ky sot: u bë “musliman me Din e Iman”?!…
Dele të zeza, Sot: ende kemi mes partive politike…