(D)ebate për gjuhën

0
13
Agim Vinca

Në një emision të televizionit në Prishtinë, ku ishte i ftuar Prof. dr. Agim Vinca, ligjërues në Fakultetin Filologjik (tash në pension) dhe disa analistë bulevardeskë, tema bosht e emisionit ishte çështjet aktuale kombëtare dhe Kosova.

Në (d)ebatin në studio, u dëgjua zëri i Shkelzen Gashi, që i ra kutrrum temës aktuale dhe, nuk ngurroi matanë sheshit të Prishtinës, duke e kundërshtuar pa pikë të kulturës e të respektit ndaj profesor Agim Vinca(sic!).

E thoshte shkurt: Nuk është ashtu profesor Vinca…!

Për të shkuart në skajshmëri të injorancës e të pa dijes, Shkelzen Gashi para profesor Agim Vinca e pati thënë edhe ketë “vlerësim për gjuhën shqipe”(sci!):

Nuk jam kundër bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, thoshte Sh. Gashi, por më së pari duhet të ulemi dhe të negociojnë për gjuhën shqipe(sic!).

Për fund,nuk kisha dëgjuar për marrëzinë për gjuhën e unifikuar të shqipes(Kongresi Drejtshkrimit, Tiranë, 1972) në fjalorin bulevardesk të Shkelzen Gashit!

Për gjuhën shqipe nuk flitet kutrrum dhe në frymën e qarqeve armiqësore kundër Kosovës! Kujdes ndaj fjalës publike, ju që dilni në rolin e karagjozit gjithmonë të njëjtit në studio të televizioneve private në Prishtinë!

(Shënime nga notesi im)

Tetor 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.