LAJMËRIM ZYRTAR

Shtëpia Botuese JALIFAT PUBLISHING nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë të njoftojë botimin e veprës më të re letrare dhe historike kushtuar figurës emblematike të kombit shqiptar, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Libri titullohet: “Dr. Ibrahim Rugova, Arkitekti i Pavarësisë së Kosovës”, dhe është një bashkëpunim i autorëve të njohur: Besa Tafilaj Pinchotti, është shqiptaro-amerikane rrënjase nga Republika e Kosovës – nga Deçani, e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korab F. Kastrati, me origjinë nga Podujeva (Besiana) e Republikës së Kosovës, i cili ka lindur në Këln të Gjermanisë dhe jeton në Strasburg të Francës…

Me një përmbajtje të pasur prej 510 faqesh, kjo vepër unike sjell kujtime, mendime, analiza dhe përshkrime autentike të rrugëtimit politik dhe vizionar të Presidentit Rugova drejt pavarësisë së Kosovës. Libri përmban kontribute nga personalitete të njohura të botës politike, akademike dhe intelektuale, si nga trojet shqiptare ashtu edhe nga diaspora europiane dhe amerikane.
Ndër bashkëpunëtorët më të afërt të President Rugovës që kanë kontribuar në këtë botim janë: Jusuf Buxhovi, Ibrahim Kadriu, Milazim Krasniqi, Avni Spahiu, Adnan Merovci dhe shumë të tjerë, të cilët me mendimet e tyre kanë ndihmuar që kjo vepër të marrë një dimension të thellë dhe të denjë për figurën e Rugovës.
Kjo vepër është e përkrahur edhe nga figura ndërkombëtare, si eurodeputeti Lukas Mandl, dhe të tjerë që me datën 5 shkurt 2024 në Strasburg, Francë, mbajtën një seancë të veçantë për nder të 80-vjetorit të lindjes së President Ibrahim Rugova.
Libri është aktualisht në përkthim në gjuhën angleze dhe parashikohet të promovohet edhe në Strasburg Francë në dhjetor 2025 si dhe në Washington D.C. në shkurt 2026.

Të gjitha të ardhurat nga shitja dhe kontributet e mbledhura për këtë libër do të dedikohen për një fond bamirës, i cili do të administrohet nga një grup i posaçëm individësh të besuar dhe të përkushtuar.
Ky botim është përgatitur me përkushtim dhe kujdes maksimal nga autorët Besa Tafilaj Pinchotti dhe Korab F. Kastrati, duke reflektuar vlerat dhe standardet e larta të mendimit perëndimor.
Si dhe me mbështetje teknike të veçantë nga stafi i “Gazeta e Alpeve” dhe kryeredaktori z. Ramiz Lushaj, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në cilësinë teknike dhe përmbajtësore të veprës.
Një falënderim i veçantë shkon për Shtypshkronjën “Mileniumi i Ri”, për punën profesionale dhe përmbushjen e të gjitha standardeve të botimit.
Promovimi zyrtar i librit do të mbahet më datë 22 gusht 2025, ditë e premte, ora 11.00, në “Tirana International Hotel & Conference Center”- salla “Akernia” (me rreth 600 të ftuar), Tiranë.
Dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj, gazetar
Respekt për autoret, për një veperë më vlerë kombëtare. Për një punë të tillë duhet punë e madhe dhe kohë.
Janë të paktë moshataret e Z. Korab Kastrati që tregojnë zell dhë përkushtim për një punë të tillë për Presidenti Historik Ibrahim Rugovs. Një frymzim i ti duhet të jetë nga familja dhe nga leximi.
Respekt edhe për Znj. Besa Tafilaj-Pinchott.