Kur “çlirimtart“ e veriut të Kosovës, të e çlirojnë Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, do të jenë çlirimtar.
Deri atëhere Amerika, Britania, NATO me UÇK -në dhe LDK-në, do të bartin oreolin : Çlirimtar të Kosovës në tërësi dhe për të gjithë banorët e sajë, duke përfshi edhe ata të diasporës.
E për t’u bërë super-çlirimtar secili grupacion ose individ duke përfshi edhe “lobuesit”, e kanë mundësinë fantastike të e çlirojnë edhe Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Dibrën, Kërqovën, Ulqinin, Rozhajën, Sjenicën, Beranin, Gostivarin, Strugën, Tivarin, Vuthajn, Tuzin, Novi Pazar-in, pse jo edhe Pargën, Janinën, Gumenicën…
Shkupi ka qenë kryeqyteti i Kosovës, dhe super çlirimtart me super lobuesit kanë mundësi ideale çlirimi.
Lumi Vardar ka potenciale të shkëlqyeshme për bashkimin e dy pjesëve të ndara të qytetit…. natyrisht me mjete paqësore, dhe pa NATO-n….respektivisht pa AMERIKËN fantastike.
Respekte dhe suksese çlirimtarëve dhe lobuesve, të ardhshëm.
Preferencat janë çë çlirimi të bëhet në mënyrë paqësore, pa ndihmën e NATO-s respektivisht AMERIKËS & BRITANISË..ashtu qysh e preferojnë “maraklitë e bashkimit kombëtar”…respektivisht “ maraklitë e çlirimit”… të cilët e mohojnë ndihmën epike monumentale të NATO-s, gjegjësisht e kërkojnë largimin e NATO-s nga Kosova.
Largimin e NATO-s e kërkojnë maraklitë e okupimeve 587 vjeqare.
Para se të fillohet procesi i çlirimit të këtyre vendeve, duhet konsultuar dhe dhe bazuar në ligjin ndërkombëtar për çlirimin e vendeve të okupuara.
Ky ligj është themeli i formimit dhe çlirimit të secilit shtet në historinë e njerëzimit çë aplikohet prej se ekziston njerëzimi dhe është i njohur me emrin :
Ligji i Forcës
Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në vitin 2010
shpalli opinionin këshillë-dhënës lidhur me ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Opinioni këshillë-dhënës ishte se: “ Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Ky opinion bazohet pikërisht në ligjin e forcës lidhur me themelimin apo çlirimin e shteteve.
Në rastin konkret të Kosovës, Ligji i Forcës ishte në anën e Kosovës.
Kosova ka pasë forcë të e shpallë pavarësinë, e sa i përketë drejtësisë, ska drejtësi ndërkombëtare për themelimin e shteteve, por ka forcë kombëtare dhe ndërkombëtare çë i rregullojnë, themelojnë, çlirojnë, okupojnë teritoret ose shtetet.
Përndryshe Kosova me Shqipërinë kurrë nuk kanë qenë më të bashkuara se pas 12 qershorit 1999, por ky nuk është bashkim kombëtar, por është bashkim i Kosovës me Shqipërinë. Bashkimi kombëtar është më gjithëpërfshirës, sepse përfshinë edhe vendet tjera të lartë-përmendura.
Në Kosovë dhe Shqipëri, ai çë don me e shfrytëzue bashkimin e dy shteteve e shfrytëzon, e kush nuk don nuk e shfrytëzon. Ky shfrytëzim dhe bashkëpunim ndër-shtetror është qështje e shijes ose preferencës politike, ekonomike, biznisore, arsimore, kulturore, sportive, turistike, artistike…etj. të individëve apo grupacioneve politike, qeveritare, parlamentare…
Nëse ka interesim për çlirimin e teritoreve Shqiptare , atëhere Kosova nuk duhet të ketë monopolin e çlirimeve, sepse arena dhe mundësia e çlirimit është e hapur për të gjithë të interesuarit, respektivisht për “maraklitë” e bashkimeve ose çlirimeve kombëtare.
Titullin çlirimtar mund të e fitojnë dhe meritojnë edhe çlirimtarët eventual nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia, Lugina e Preshevës, Novi Pazari, Diaspora…
Po e përsëris se : çlirimi preferohet dhe është mirë të bëhet në mënyrë paqësore, me dinjitet, me mirëkuptime dhe harmonizime ndërshtetrore, dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Por nuk duhet nënqmuar mundësinë reale, se maskemballi nuk aplikohet vetëm në “party”, por edhe në partitë politike, sepse në këto parti ka edhe individ të cilët maskohen prapa nocionit “marakli të çlirimeve dhe bashkimeve kombëtare”, e realisht janë marakli të Bllacizimit, Krushëzimit, Mejëzimit, apo Toplicizimit…me rezultatin final të Anadollizimit të kombit Shqiptar në Kosovë, me rrethinë…