Arben Çokaj
I thua diplomatit Dritan Hila: “Huntington ka thënë se muslimanët jepen më shumë pas fisit se pas shtetit”, prandaj nuk bëjnë shtet.
“Kush është ky?” – të thotë Hila me idenë: “E pastaj, se e tha ky çfarë?!”
Pastaj ti e pyetë Hilën, o dipllomat i fortë, o Bismarku shqiptar që bën gam-gam, Rama-Rama, a mund të më tregosh, cila është arsyeja pae Shqipëria që nga koha e turkut, Enverit e Ramës nga suksesi në sukses është shteti më i varfër në rajon e prapë krenar?!
Hila shtrembëron sytë si shumë shqiptarë të tjerë, shikon nga Kim Mehmeti, ia ndërpret fjalën eZani i naltë e flet nëpër dhëmbë…. e nuk din me të kthye përgjigje…
…
Mbajeni mend mirë, për aq kohë sa të dëgjoni eZanin e naltë duke piskatur arabisht në trojet shqiptare, ju shtet të zhvilluar e demokratik nuk keni me pa! Sakrificë të marhe po bëni o popull, për fenë e turkut që të pushtoi dikur, po hiqni dorë nga zhvillimi!
Tani pse ikin shqiptarët e braktisin vendin e tyre?
Sepse pavetëdija e tyre e kupton, se ky vend nuk bëhet kurrë ashtu si do të donin ata. Jo se nuk e duan vendin e tyre por e shohin, se ky vend nuk bëhet kurrë një vend normal, që funksionon. Ose merr gjatë, shkon jeta e tyre, si po shkon e jona, e nuk bëhet. Sepse në Shqipëri nuk funksionon asgjë sipas ligjit, për të ta dhënë kënaqësinë e një vendi që funksionon!
Në sfond dëgjohet zëri i muzeinit duke i kënduar iluzionit në arabisht!
I respektuari Arben Çokaj!
Lexova me kujdes shkrimin e juaj i cili më bëri përshtypje, ndaj po jap koment.
Mendimi im është që MOS të lejojmë që qëllimi i keq të afrohet të né, pra as në imagjinatën tonë. Të MOS formohet, piqet në mendjet – kokat tona; të banojë aty dhe të realizohet nga veprimet tona. Vetëm atëherë do të jemi të lirë, të dëlirë si personalitet dhe të qetë e të lehtë, për t’u marrë e përkushtuar me gjëra e bëma të mira, pozitive dhe të dobishme për njeriun, për egon tonë, qytetarinë fisnike dhe njerezinë etikë në përgjithësi.
Nuk po e zgjas shumë me komentin, po e përfundoj me mendimin se:
Edukata e gabuar ose mungesa e saj totale, bashërritja-bashkëjetesa e individit me te: me urrejtjën, injorancën dhe primitivizmin që nga foshnjëria e këndej është njëri nga faktorët relevantë (të një rëndësie të veçantë) ndikues në procesin e “ushqimit” me urrejtje dhe të shtresëzimit të saj në psikën, rrjedhimisht në egon tonë.
*
Populli i cili duhet t’i kthehet lirisë, patjetër duhet të formohet nga e para!