Ferdinand Dervishi
Raporti i sapopublikuar i Dep. USA të Shtetit për klimen e biznesit në Shqipëri paraqet një panoramë katastrofe.
Qysh në faqen e dytë hartuesit rreshtojnë sabotuesit e zhvillimit të ekonomisë, që nisin me korrupsionin e shfrenuar, krimin e organizuar, konkurrencën e pandershme, etj.
Më poshtë përkthimi i një pjese të faqes së dytë.
“Pavarësisht elasticitetit dhe rritjes së qëndrueshme të demonstruar nga ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi i saj mbetet i ndjeshëm ndaj:
• korrupsionit të përhapur,
• krimit të organizuar,
• konkurrencës së pandershme,
• mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit,
• produktivitetit të ulët dhe
• një sektori të madh informal..”