Milazim Zeqiraj
( Libri „Çeta e profetve“ u botu në Padovë me 1685 në gjuhën Italiane dhe shqipe )
Dardania e pushtuar,
nga perandoria që hante hekur me dhëmbë,
mbeti pa qiell e pa diell.
Pjetër Bogdani ynë,
klerik, filozof, shkrimtar, poet e komandant,
si yll në errësirë,
me pendë dhe armë u ngrit për liri.
2.
Me librin „Çeta e profetëve“
diturisë i hapi rrugë të mbarë
dhe ndezi dritën e lirisë,
që nuk u fik kurrë.
Fjalët e shkruara në libër
ishin si rreze dielli në agim
dhe u bënë urë
mes besimit dhe mendimit,
për liri e dituri.
Ai në errësirën e pushtimit,
me librin „Çeta e profetëve“ në dorë,
e thirri lirinë e qiellit,
për të krijuar liri për njerëzimin,
dhe çliruar dijen,
nga prangat e robërimit.
3.
Kur dhuna e pushtuesit rritej,
shpresa për liri humbte kuptimin.
Atëherë Bogdani, si komandant, u ngrit,
e mblodhi çetën e profetëve
dhe e filloi luftën kundër pushtuesit,
që populli të mos jetonte
në robëri.
Bogdani, si komandant, la porosi:
„Njeriu përherë
duhet të kërkojë dritën dhe lirinë,
jo në qiell,
por në thellësinë e vetes së tij.
Libri „Çeta e profetëve“,
si një zë i lashtë brenda nesh,
ende flet për dritë dhe liri.


