CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali

0
Capital Group - Itali

Shkruan: Florim Zeqa, 11.12.2022

Tashmë kur të gjitha kompanitë private organizojnë darka të përbashkëta me punëtorë, edhe kompanitë shqiptare (kosovare) kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë, për të kremtuar së bashku me punëtorë përmbylljen e suksesshme të një viti kalendarik, të një pune të përbashkët, duke evokuar kujtime dhe momente të veçanta nga përvoja e punës dhe jetës.

Mbrëmje e hareshme

Në mbrëmjen e 9 dhjetorit, në Restorantin “Corte Maggiore” Montebelluna (TV-Itali), kompania CAPITAL GROUP, e udhëhequr nga afaristi i njohur Faton Kolgeci, e organizojë një darkë të përbashkët me punëtorë, bashkëpunëtorë dhe miq, për t’a përbyllur në mënyrë simbolike vitin kalendarik.

Ishte kjo një mbrëmje e mirë dhe e hareshme, ku të gjithë së bashku, punëtorë dhe stafi drejtues i kompanisë i cakërronin gotat së bashku. Gjatë ndejës dhe bisedës, më krijohej përshtypja sikur jam në një familje të madhe e jo në një kompani private që funksionon për mrekulli! E tillë dhe në të vërtetë është kopania CAPITAL GROUP. Vërtetë ishte kjo një ndjenjë e papërkshkruar më fjalë. Në sytë afaristit Kolgeci dhe fytyrat e punëtorëve vërehej kënaqësia dhe respekti reciprok, ku shumica prej tyre ishin djem të rinjë, madje disa prej tyre të sapoardhur nga Kosova.

Me këtë rast, ia vlenë të theksojë se janë me fat të rinjët e saporadhur nga Kosova dhe trojet etnike që punojnë për kompanitë private të udhëhequra nga bashkatdhetarët, ngase nuk i kanë shqetësimet dhe vështirësitë e komunikimit në punë siq i kishin gjeneratat tona.

CAPITAL GROUP me traditë të gjatë veprimi

Compania CAPITAL GROUP është njëra ndër kompanitë shqiptare (kosovare) me traditë më të gjatë veprimi jo vetëm nnë Provincën e Trevisos por në shtetin italian në përgjithësi. Kjo kompani është themeluar në vitin 2003, dhe deri më sot me sukses ka zhvilluar veprimtarinë e saj në izolimin dhe fasadimin e shtëpive. Nga një kompani e vogël që ishte në fillet e saj, sot kompania e Faton Kolgecit llogaritet të jetë njëra nga kompanitë më tëdha dhe më të sukseshme në Regjionin e Venetos si për nga numri i punëtorëve ashtu edhe për nga shtrirja gjeografike e operimit të saj.

Aktualisht CAPITAL GROUP i ka 35 punëtorë të rregulltë me dokumentacion dhe rregulla të plota, por ky numër gjatë periudhave të caktuara gjatë vitit ngritet deri në 50 e 60 punëtorë sezonal, për aq sa e kërkojnë kapacitetet e punës. Ky është një numër i kënaqshëm për kompanitë e huaja, përkatësisht për kompanitë e bashkatdhetarëve tonë në shtetin italian. Shtrirja gjeografike e operimit të të kësaj kompanie i kalon kufijtë provincial, ajo është e kërkuar të tërë Regjionin e Venetos dhe më gjërë.

Nuk është vetëm kompania e z. Faton Kolgeci, por janë edhe shumë kompani të tjera që operojnë me sukses prej vitesh në Itali, por kjo është vetëm njëra ndër to. Tradita 19 vjeçare e operimit të kompanisë CAPITAL GROUP është shëmbulli i mirë për kompanitë e reja që tashmë janë në fillet e veprimtarisë së tyre afariste.

Besa dhe fjala e dhënë, sjellja njerëzore, pagesat e rregullta dhe në kohë, kanë bërë që z. Faton Kolgeci të jetë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë punëtorët e tij. Nuk është punë e vogël, që 35 familje e më shumë se kaq ta kenë të siguruar ekzistencën dhe mirëqenjen nga kompania e një bashkatdhetari.

Në fund ia vlenë për të theksuar se, afaristi Faton Kolgeci është sponsor i rregulltë i pothuajse të gjitha aktiviteteve të mërgatës sonë, duke u bërë kështu jo vetëm suporti material por edhe fizik me pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme kullturore dhe sportive, të organizuara nga shoqatat dhe organizimet e të rinjëve në veçanti.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.