Nue Oroshi
Nisja e ecjakëve pranë një bulevardi që i ka mbuluar rrezët e diellit sillet porsi një gjamë e cila e ka kapluar njerëzimin nëpër kriza të ndryshme në botë. Bota asnjëherë nuk ka mundur
të mbijetoj pa kriza për faktin se njerëzimi gjithmonë e kanë ngrënë njëri-tjetrin qoftë kjo ngrënie fizike apo ngrenie psiqike. Shpeshherë heshtja e buzëqeshjes e ka sjellur njerëzimin në koordinatat e padegjushmërisë që sillën e pshtillën me njëra-tjetrën përmes një lamshi magjik që asnjëherë nuk ju është parë fundi.
Mosgjetja e fundit ka të bëj me pshtjellimin e lamshit dhe mosmundësisë së gjetjes së fijes e cila e kishte bërë zgjidhjen. Problemi qëndron edhe në faktin së sot në botë kemi ma shumë politikanë burreca se sa burra të fjalës që janë të lidhur për panteonin qiellor me pamje fisnike. Fisnikëria sot është një parim jetësor që zbatohet shumë pak dhe ka mbetur dikund i mbyllur në një hapësirë të errët pa derë e pa dritare duke shikuar dikund një dritë në fund të tunelit për të depërtuar tek njerzia e cila e ka ndërprerë fisnikërinë. Nderpreja e fisnikërisë në të shumtën e rasteve ka të bëj edhe në nderprerjen e dhënies së fjalës apo mbajtjes së asaj fjale siç është e njohur në traditën e shqiptarisë dhënie e besës.
Por ti japish besën dikujt do të thotë se të dy palët që japin besën njëri – tjetrit duhet të jenë besatar e jo besëprerë. Besëprerja na ka shkaktuar probleme historike në shqiptarëve.Besëpreret në të shumtën e rasteve nuk e kanë mbajtur fjalën e dhenë dhe e kanë tradhtuar idealin kombëtar. Ata besëprerët idealin kombëtar e kanë zëvënsuar me pasurinë që kanë krijuar duke mosshikuar se ku po i fusin hundët apo sikurse thuhej një fjalë popullore se dallëndyshja duhet pasur kujdes se ku e vendos sqepin gjatë kullosjes, sepse ajo gjatë kullosjes munde ta vendos sqepin edhe në ndonjë bagel të mbetur në ndonjë kullosë. E fatkeqësisht disa politikanë tanë duke mos shikuar se ku po i fusin hundët apo fytyrën e tyre gjatë kullosjes ata kanë ardhur deri aty që e kanë shitur idealin kombëtar për pasuri. Shitja e idealit kombëtar për të krijuarë pasuri apo siç përdoret në zhargonin intelektuale për të krijuar mure dhe beton dhe për ti kënaqur sytë me hotele e toka të ndryshme.
Ky gllabërim apo kjo humbje e ndjenjës kombëtare ku hynë dy parimet kryesore besa dhe fisnikëria kanë shkaktuar një traumë psikologjike tek politikanët tanë dhe një pjesë e popullsisë që janë vegla të këtyre politikaneve duke u përjargur pas pasurisë dhe duke i shkaktuar dëme që vështirë do të përmirësohen shqiptarisë.Shembull konkret janë edhe spiunët që i kanë futur nëpër organizata të ndryshme politike në Evropë dhe Amerikë për ta minuar atdhetarizmen shqiptare.Këta besëprerë janë paraqitur fillimisht si besatar dhe puntor të zellshëm, deri sa i kanë fituar zemrën idealistit.Më pas e kanë filluar rrugën e besëprerjes apo tradhtisë duke e bojkotuar punën nga mbrenda dhe duke i njoftuar punëdhënësit e tyre komunist në ish-Jugosllavi dhe në Shqipërinë komuniste.
Të tillët dhe bijtë e bijat e tyre, i ke sot fatkeqësisht kudo dhe janë pjesë e politikës si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku edhe sot e kësaj dite po e kryen misionin e tyre antikombëtar dhe kanë kapur çdo pore të jetës shqiptare si në Shqiperi , Kosovë, si në Maqedonin shqiptare.
Nuk është e rastësishme që një besëprerë kishte depërtuar në një organizatë kombëtare dhe e kishte zhdukur edhe një pjesë të dokumentacionit të asaj organizate, apo ndonjë besëprerë tjetër në Amerikë që i kishte marrë dhe dërguar sigurimit shtetëror komunist në Tiranë edhe predikimet e një prifti atdhetar. Besëpreret i ke kudo por fatkeqësisht ata ende nuk e kanë marrë ndëshkimin. Është mirë që të bëhet një listë qoftë edhe e gjatë dhe të shënohen emrat dhe mbiemrat e këtyre besëprereve.Këta besëprerë kishin marrë pjesë edhe direkt në vrasjet e atdhetarëve shqiptar në Evropë e Amerikë duke e luajtur rolin e informatoreve apo duke qenë pjesë e logjistikes në organizimin e atentateve ku kanë mbetur të vrarë atdhetarët shqiptar.
Nuk kanë funksionuar burgjet dhe internimet në ish Jugosllavinë pushtuse, dhe në Shqipërinë komuniste pa përkrahjen e besëprereve që kanë qenë në mbështetje të këtyre dy regjimeve diktatoriale. Nuk ju është kthyer Kosova pas Luftës së Dytë Botërore ish Jugosllavinë pa besëprerje të shqiptarëve.Dhe deri sa forcat atdhetare dhe nacionaliste durojnë këta besëprerje që nuk njohin fisnikëri dhe atdhetari, shqiptaria nuk do të ecë mbarë.Dhe në intervistat e fundit nëpër mediume të ndryshme po dalin edhe fakte të tjera se këta besëprerë apo spiuna shqiptar që kanë punuar për Serbinë paskan qenë thellë të futur edhe nëpër disa organizata tjera pas luftës në Kosovë. Dhe krejt në fund shtrohet një pyetje që don përgjigje.
Ata që i kanë pranuar këta spiun jugosllav dhe e kanë ditur se janë të tillë a duhet të japin përgjigje edhe ata se pse i kanë pranuar duke e ditur qe po i shkaktojnë deme shqiptarisë apo edhe ata dikur kanë qenë bashkëpuntor të tyre.Kjo përzierje e lëmshit don ende kohë për ta gjetur fijen e cila ka për ta bërë një zgjidhje të duhur.Dhe deri sa buzëqeshja hesht panteoni i qiellit shqiptar më një pamje magjike është duke pritur dorën e mjeshtrit atdhetar për ta zgjidhur këtë lëmsh që e kanë krijuar besëprerët bashkëpuntor të pansllavizmit komunist në trojët shqiptare.