Sadri Rexhepi
“Në fjalë është Atdheu im, në besim është forca ime. Në jetën time është sakrifica për Shqipërinë!”
— Bajram Muharremi-Bistrica
Në mozaikun e personaliteteve të shquara shqiptare, Bajram Muharremi-Bistrica qëndron sot si një shembull i gjallë i përkushtimit ndaj Atdheut, fjalës së lirë dhe besimit të palëkundur në Zot. Poet, publicist dhe besimtar i devotshëm, ai e kurorëzon jetën dhe veprën e tij me udhëtimin e shenjtë në Qabe, duke mishëruar me vepër dhe fjalë dashurinë për kombin dhe fenë.
Njeriu i fjalës dhe i veprës
Bajram Muharremi-Bistrica rritet dhe formohet në një familje me tradita të thella atdhetare e morale. Që në rini, ai shquhet për mendjemprehtësinë, ndjeshmërinë ndaj fateve të kombit dhe pasionin për dije. Arsimi, leximi dhe kultura janë shtyllat mbi të cilat ai ndërton personalitetin e vet.
Me thjeshtësinë dhe afërsinë njerëzore që e karakterizojnë, Bajram Muharremi-Bistrica vazhdon të fitojë respektin dhe dashurinë e të gjithëve që e njohin dhe e ndjekin në rrugën e tij fisnike.
Poeti që i këndon kombit
Së këndejmi, poeti Bajram Muharremi-Bistrica në vargjet e tij, mishëron frymën e një kombi që kërkon dinjitetin dhe lirinë. Poezitë e tij janë një betim për Shqipërinë, një thirrje për bashkim dhe një lutje për paqe e drejtësi.
Me një gjuhë të kthjellët dhe ndjenjë të thellë, ai mbetet zëri poetik i ndërgjegjes shqiptare, duke prekur me fjalët e tij zemrat e atyre që duan kombin dhe lirinë.
Për Bajram Muharremi-Bistricën, poezia nuk është stoli, por mision për të zgjuar ndërgjegjen dhe për të nxitur shpresën te bashkëkombësit.
Publicisti i fjalës së guximshme
Krahas poezisë, Bajram Muharremi-Bistrica shquhet edhe si publicist i fjalës së lirë dhe të vërtetë. Së këndejmi,shkrimet e tij, të mbushura me kurajo intelektuale dhe dashuri për atdheun, trajtojnë tema të rëndësishme si identiteti kombëtar, kultura dhe uniteti i shqiptarëve.
Ai përdor fjalën si armë në shërbim të çështjes kombëtare, duke u bërë zëri i atyre që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe të ardhme më të mirë për popullin shqiptar.
Haxhiu që e vizitoi Qaben
Në kulmin e jetës së tij shpirtërore, Bajram Muharremi-Bistrica kryen me nder dhe përkushtim Haxhin, duke u bërë haxhi.
Udhëtimi i tij në Qabe forcon edhe më tej lidhjen me Zotin dhe i jep një dimension të thellë human dhe fetar misionit të tij jetësor. Këtij konstatimi i flenë mirë urtia italiane: “Kush nuk do atdheun, nuk do as Zotin’’! Prandaj poeti i popullit Bajram Muharremi-Bistrica me tërë qenien e tij i kushton poezi atdheut shqiptar, një dhe të pandarë ashtu sic na e caktoi Zoti ndaj duke e dashtë Atdheun Muharremi e don edhe Zotin.
Pas kthimit nga Qabeja, Haxhi Bajram Muharremi-Bistrica përhap edhe më shumë vlerat e tolerancës, të dashurisë ndërnjerëzore dhe të bashkimit mes njerëzve, duke treguar me shembull se feja dhe atdheu mund të ecin krah për krah në jetën e një shqiptari të vërtetë.
Një trashëgimi që frymëzon
Në të vërtet, sot Bajram Muharremi-Bistrica vazhdon të frymëzojë breza të tërë me poezitë, shkrimet dhe shembullin e tij të jetës. Ai dëshmon se fjala e lirë, dashuria për kombin dhe devotshmëria ndaj Zotit janë themelet mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e denjë.
Në një kohë kur shumë vlera rrezikojnë të zbehen, figura e Bajram Muharremi-Bistricës shndrit si një fanar që udhëzon drejt së mirës, drejt së vërtetës dhe drejt një Shqipërie më të bashkuar dhe më të drejtë, apo më mirë të themi formimi i Shqipërisë Etnike, për cka u derdh gjaku shqiptar në qytete e fshatra të viseve të banuara me shqiptarë në rreth mbi 22 shekuj.
Prandaj, Bajram Muharremi-Bistrica mbetet sot e përgjithmonë një dritë ndriçuese në horizontin e historisë dhe kulturës shqiptare.
I respektuari Sadri Rexhepi!
Portali FJALA e LIRË, moderator i se cilës është i nderuemi Arben Çokaj, gjithëherë publikon shkrime të cilat na zgjojnë kërshërinë t’i lexojmë dhe të japim komente.
Shkrimin e Juaj me titull:”Bajram Muharremi-Bistrica: Zëri i Atdheut, Fjalës dhe Besimit” e lexova me kujdes dhe më bëri përshtypje, ndaj vendosa të jap koment.
Mendoj se:
Ai ndanë historinë e tij personale dhe pasionin për të vizituar Qaben, një dëshirë që ka lindur nga dashuria për vendin dhe rëndësinë shpirtërore që ai ka për besimtarët. Pasioni dhe malli për Haxhin, si dhe ndikimi i babait, i cili kishte kryer Haxhxhin.
Haxhiu që e vizitoi Qaben:
Në kulmin e jetës së tij shpirtërore, Bajram Muharremi-Bistrica kryen me nder dhe përkushtim Haxhin, duke u bërë haxhi*” (-shih P.S. në fund të komentit)
*
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
z. Bajram Muharremi-Bistrica i dëshiroj shëndet të plotë dhe suksese me rezultate drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe letërsisë…
z. Arben Çokaj – moderator, i falenderohem për publikimin e këtij shkrimi, nga i cili mësova shumë…
IMH
P.S:
*Çdo ai musliman që viziton Meken (Qaben) quhet “Haxhi”, pasi vet udhëtimi në Mekke quhet “Haxhxh”.
Meka është qendër ku muslimanët tubohën nji herë në vit (pelegrinazh) dhe, përveç riteve fetare dhe vizitës se disa vendeve të shenjta, diskutojnë për objektet e interesit të përbashkët dhe, në një mënyrë të caktuar i gjallërojnë dhe i freskojnë në vete bindjet se të gjithë muslimanët janë të njejtë dhe se e meritojnë dashurinë dhe ndjenjat e të tjerëve pa marrë parasysh prejardhjën e tyre gjeografike dhe kulturore.
Domethënë Haxhi i bashkon muslimanët në vëllazërimin ndërkombëtar.
*