Presidentja Vjosa Osmani
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Fjalë të shquara!
Për Ish-Presidentin e SHBA-ës Bill Clinton amaneti i Nënës Tereze:”Të lutëm, kujdesu për shqiptarët e mi!” – kishte peshë të rëndë. Pas vdekjës së Nënës Tereze, Clinton i shkoi te varri, iu përkul dhe i tha: ”Flij e qetë në Parajsë, amanetin ta kreva!” (kupto: NATO bombardoi Serbinë prej 24 maras – 12 qershor 1999; Nëna Tereze ka vdekë në vitin 1997). (Tomë Gashi, avokat – Prishtinë)

*
Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e Presidentit nuk i kemi më 34 ditë, por i kemi edhe 32 ditë. Do të duhej që partitë politike, të ulën e të mirren vesh ndërmjet veti dhe të vendosin për Presidentin apo Presidentën e ardhshme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese iu ka treguar deputetëve se si ta gjenë rrugën sepse e kanë pas humbë rrugën e veprimit. Ka qene një situatë e jashtëzakonshme, si thonë ”sui generis” – e veçantë. Pas gjedhjeve të dhjetorit të 2025-tës, pas numrimit, u vërtetua se ka pasë vjedhje votash: partitë opozitare i vodhën vota njëra-tjetrës dhe shkuan tri javë deri në përfundimin e numrit të votave – çertifikimin e zgjedhdjeve, kështu që u vonuam në zgjedhjen e Presidentit apo zgjedhjes së Presidentës, ka mund të jetë edhe rizgjedhja e re e Presidentës Vjosa Osmani – siç unë kam pas shumë për çefi, sepse i kanë shkuar punët mirë.

LVV i ka 66 deputetë (me partitë e vogla), por nuk i ka 80-të, e pa i pasë 80-të deputetë nuk plotësohet kuorumi. Kështuqë kanë mbetur ditë më pak, prandaj duhet që partitë politike shqiptare të bisedojnë dhe të gjejnë ”formulën magjike” dhe të kemi President të ri, dhe nëse këta nuk arrijnë, atëherë mbetët që Presidentja, të cilën unë e quaj: Presidentja më e suksesshme pas Presidentit Ibrahim Rugova, nuk do të jetë më në atë pozitë, por do të jetë Kryeparlamentarja – znj. Albulena Haxhiu, e cila do të jetë Ushtruese e Detyrës se Presidentës, për nji periudhë të caktuar kohore derisa te zgjedhet Presidenti i ri, dhe zgjedhjet do të shpallen brenda 45-së ditëve, pas dështimit eventual të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Dhe këto janë ato ”formulat juridike” dhe themi se deputetët e kanë ”të vizatuar” se si duhet të veprojnë. Pas atij ”bllokimi” apo ngërçi politik, erdhi situata deri të zgjedhja e Presidentit të ri, nuk u gjet ”formulë magjike”, meqë LVV nuk i ka 80-të deputetë për të vendosur, partitë opozitare nuk shkuan për të votuar zgjedhjen e Presidentit, kështu që ditën e fundit u caktuarGlauk Konjufca për Kandidat për President nga LVV. Mirëpo, nuk ka mundur t’i fitoj fotat, sepse asnjëra nga partitë opozitare shqiptare nuk muarrën pjesë në votim, bile as që qëndruan në Sallën e Parlamentit.

Pasi kjo dështoi, atëherë pasoi Dekreti i Presidentës Osmani për shpërndarjën e Parlamentit të Republikës së Kosovës, atëherë Gjykata Kushtetuese vendosi një ”masë të jashtëzakonshme” – ndaloi punën e Parlamentit, deri me sjelljën e Vendimit, i cili tha se ”Dekreti i znj. Osmani nuk ka ndonjë pasojë juridike” do të thotë që është ”diçka” që nuk ka efekt juridik.
Tash nevojitet që partitë politike të merren vesh ndërmjet veti dhe mos të presin ”ditën e fundit”. Atë që mund ta them, thuaja në prizmin tim, partive politike shqiptare po ju konvenon të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mirëpo, i vetmi subjekt politik që nuk dëshiron të shkoi në zgjedhje është LVV sepese i ka ”numërat”, e numërat janë fantastik, sepse i ka 66-të deputetë, e tash mbetet ne besim të partive opozitare se cili do të jetë President apo Presidente e Republikës së Kosovës. Por, po them se nuk ka perse të mbledhet Parlamenti e më parë të mos ketë Marrëveshje politike për zgjedhjen e Presidentit/tës. Po përsëris se partive opozitare po ju konvenon të shkojnë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare përshkak të humbjeve që i kanë pasë në dhjetorin e vitit 2025-së, me perjashtim te LVV, siç e theksova më parë.
Sa i përket Presidentës Vjosa Osmani, po them prapë se është Presidentja më e sukseshme pas Presidentit Ibrahim Rugova. Duhet të largohemi propagandës se këta të dy (kupto: Vjosa me Albinin) nuk janë bashkë, kësaj propagande nuk duhet t’i besojmë. Po ta marrin Veriun e Kosovës, të gjitha ato banda kriminale u larguan me angazhimin e z. Kurti, mirëpo, pa angazhimin edhe të Presidentës Osmani, z. Kurti nuk mundtte ta bënte këtë. Pra, kuptohet se këta janë një ”duet” i suksesshëm. Tjetër janë kalkulimet që i bëjnë ”politikanët”, por punët supër-supër të mira që i ka bërë znj Presidente. Ta theksoj vetëm prezencën e saj te Presidenti i SHBA-ës, z. Tramp, që i tha: ”Që ké vetëm një problem me Serbinë, veç më telefono!” Për znj Presidente është edhe vullneti i popullit të Kosovës.











