Autore: Amina Nuraj
Sanxhak, biri im, na ndanë me dhunë, të asimiluan, ta dëbuan popullatën, të tjetërsuan me dhunë në një komb tjetër, por biri im, gjakun nuk mundën të ta marrin, nuk mundën të ta ndërrojnë, nuk mundën të ta lajnë dhe nuk mundën të ta fshijnë, gjakun krenar shqiptar që rrjedh në venat e tua, por edhe në venat e çdo sanxhakasi veç e veç.
Sanxhaku im, mos harro se kësi gjenocidi është kryer edhe ndaj vëllezërve dhe motrave tua në Çamëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. U ndanë me forcë prej meje, tokën time e coptuan si deshën, m’i ndanë nga zemra fëmijët e mij të dashur: Sanxhakun tim, Çamërinë time, Malin tim të Zi dhe Maqedoninë. Nuk mundën ndryshe, biri im, të na ndajnë, përveç se me forcë, por ka drejtësi, një ditë Nëna juaj Shqipëri do t’u përqafojë përsëri! Nëna juaj do forcohet, plagët do t’i shërohen, rinia shqiptare do çohet, gjaku dhe forca ime, rinia ime që nuk më tradhton kurrë e që është gati në çdo moment të japë jetën për mua.
Gjak i pastër, biri im, Sanxhaku im, u derdh lumë që unë të isha përsëri e bashkuar, por nuk patëm sukses, nuk na mjaftuan forcat, e keqja e bëri të vetën, por edhe nëse rrëzohem-unë çohem përsëri, falë besimit që kam te ju, rinia ime e shtrenjtë, te dija juaj, shkathtësia, guximi, vendosmëria dhe besimi juaj në të ardhmen e ndritshme.
Në mbyllje, biri im, mbajeni mend mirë këtëqë po u them, deri sa e keni gjallë Nënën Shqipëri, ju dhe Çamërisë askush asgjë nuk mund t’u bëjë më, se keni GJAKUN TIM KRENAR. U asimiluan, u vranë e masakruan, nga trojet stërgjyshore u dëbuan, por gjaku i pastër në venat tuaja një ditë do e kthejë edhe gjakun e humbur në shekuj.
Shqip: G.L.