NGA KALOSH ÇELIKU
Shkupi Historik Shqiptar, Sot: “feston” robërinë politike para kamerave televizive, dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut me këngë dhe valle?! Edhe, atë: me fushata parazgjedhore dhe premtime partiake – politike, duke mi përkujtuar ditët e fëmijërisë në Katund, kur vinte maxhupi (romi) me dajre dhe Arushën përdore në valle. Organizonte, festivale kulturore vendbanimeve shqiptare.
Sot, maxhupit me dajre, bukën ia kanë rrëmbyer partizanët e partive politike shqiptare. Argatë të partive politike në pushtet, para zgjedhjeve lokale, ose: Nesër parlamentare. Fushata parazgjedhore, veç më ka filluar lufta për pushtet dhe pasuri (hajdutëri) në Maqedoninë e Veriut me premtime, këngë dhe valle. Nuk vjenë më në Katund, Sot: maxhupi me dajre dhe harushën përdore, vijnë partitë politike shqiptare dhe “maqedonase” me brekët nëpër këmbë.
Ende, vazhdojnë ta dalldisin popullin shqiptar me këngë dhe valle, gjoja shqiptare me “tallava” turko-arabe, serbe dhe rome. Fatkeqësisht, krah për krahu me partitë politike shqiptare në pushtet dhe opozitë me brekët ende nëpër këmbë. Duar e këmbë, lypin vota për partitë e tyre politike në pushtetin e “vëllazërim-bashkimit” jugosllav?! Dhe, jo: për popullin shqiptar. Ende, me lypës rrugëve dhe të papunëve në Maqedoninë e Veriut, pa parashikime për Ditën e Nesërme në Liri, “Baba Tomor”.
Parti politike shqiptare me “Din e Iman”, që: ende, pa Shtet Shqiptar?! Edhe, pse: e kemi një shtet shqiptar Shqipërinë. E, kemi Sot si shtet edhe pa Qeveri: Republikën e Kosovës. Shtetin e Maqedonisë Veriut me plotë parti politike për Ditën e Nesërme. Ende, me brekët nëpër këmbë.
Ditën e Sotshme, ende e kemi Larg një Shtet Shqiptar?!…