Duhet të dëshmojmë veten për kombin
gjak kemi tamam në trup dhe mendje në
kokë për t´i dalë zot atdheut të dashur.
Ne duhet të dimë për kë sot brohorasim
kë lavdërojmë dhe, cila është udha jonë
atdheu ynë na do grusht rreth flamurit.
Të bashkuar mund të bëjmë at’ që duam
një bashkë shtet për të gjithë shqiptarët.
Fatit asgjë sot s´duhet t´i lëmë në dorë
kohën pas nesh duhet ta lëmë të shkruar
veprat tona janë lënda jonë dhe krijimi.
Perandori e shqipes dhe e shqiponjave
hiqe atë veshje të trashë të harrimit, se
Atdheu është Ati i të gjithë shqiptarëve.
Prej Zeusit e Thotit nis fillimi shqiptar
drita më kulmore e diellit pellazgë-iliri
ndriçimi më krijues i talentit të njeriut
botimi i veprave të artit dhe të kulturës
Në epokën antike të Zeusit e të Thotit
lindi një plejadë e tërë krijuesish antik
lindi Homeri i Iliadës, babai i poezisë
lindi Platoni, Aristoteli, Eskili, Epikuri
lindi më e mira dritë e diellit për poetin
lindi një botë me cilësi për të ardhmen!…
Atdhe Geci – Poezi nga libri im “Iliada shqiptare”.