… që ka marrë Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore në Prizren më 21.07.2022 dhe ka ardhur me postë me katër javë vonesë më, 19.08.2022
• Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës-Ministrit z. Hajrullah Çeku;
• Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës-Komisionit për refuzimin e kërkesave.
Vendimi i Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore i marrë më datën 21.07.2022 për refuzimin e Kërkesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit” na ka shokuar pa mas dhe përveç që e ka denigruar dhe lënduar heroin më të madh shqiptar të të gjitha kohrave Gjergj Kastriotin ka prekur, denigruar dhe lënduar edhe integritetin kombëtar te dhjetë milion shqiptarëve që kanë për heroin tonë Gjergj Kastrioti. Dëshiroj të ju kujtojmë se ky është vendimi i parë për një refuzim të një monumenti të Gjergj Kastriotit në Kosovë, Shqipëri, në të gjitha trojet etnike shqiptare në Evropë dhe Amerikë.
Refuzime të tilla do të ishte normale të bëhen nga Beogradi, Stambolla, e Moska por jo nga institucionet e Kosovës që i kemi ndërtuar me mund, sakrificë, gjak dhe përkrahje ndërkombëtare nga shtetet mike të shqiptarëve.Deri sa heroi ynë Gjergj Kastrioti është i vetmi hero shqiptar që njihet ndërkombtarisht dhe ka monumentet dhe bustet nëpër të gjitha vendët e Evropës dhe Amerikës dhe janë shkruar mijëra libra, ku bota e njeh kombin shqiptar përmes figurës së Gjergj Kastriotit, në qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare në Prizren refuzohët kërkesa e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për Muranën.
Ky refuzim përveçse i ka lënduar dhjetë milion shqiptar ka ngjallë një reagim që në të ardhmën është vështirë të ndalën shqiptarët nga ky lëndim i madh që i ka shkaktuar Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore duke u ndikuar nga politika neo-otomane dhe ajo pansllaviste.Kërkojmë nga ju që këtë Ankesë të shoqatës “Trojet e Arbrit ” ta shqyrtoni me akullin e ftoftë të mendjës dhe ta refuzoni vendimin e Qendrës Rajonale për Trashegimi Kulturore me numër, 196/2 duke i dhënë të drejtë Shoqatës “Trojet e Arbrit”, dhe të fillojmë në mënyrë konkrete me procedurat e ndërtimit.Gjithashtu ju njoftojmë se Shoqata “Trojet e Arbrit” deri sa të merr përgjigje me shkrim nga ju nuk do të dërgoj ankesën në Ambasadën Amerikane, Gjermane, Britanike, Italiane dhe Austriake.
Por natyrisht do të fillojmë me përgaditjet konkrete për vëndosjen e Muranës sepse është deshirë dhe vullnet i dhjetë milion shqiptarëve që në Prizren në qytetin e Kastriotëve të vëndoset Murana e Gjergj Kastriotit që do ta zbukuron e madhështon qytetin e Besëlidhjeve shqiptare. Presim që sa më shpejt të na ktheni përgjigje në mënyrë që të qetësohen gjakrat dhe mos të kemi ndonjë përplasje ndërshqiptare që po na shkaktohën nga ndikimi i ish pushtuesve tanë serbeve dhe turqve.
Të gjithë ata pjesëtar të pakicave në Kosovë që dëshirojnë të jetojnë në shtetin e Kosovës, ata duhet ta njohin dhe ta pranojnë kulturën, traditën, historinë e popullit shqiptar. Ata duhet ti njohin edhe pranojnë edhe herojt shqiptar, të të gjitha kohrave. Në të kundërten nese nuk ju pëlqen mund të zgjedhin të jetojnë në një shtet tjetër. Koha e pansllavisteve dhe neo-otomaneve ka përfunduarë në trojet shqiptare. Të gjithë ata që mëndojnë që ti kthejnë këto periudha të pushtimeve 600 vjeçare, që na kanë vrarë, masakruar, dëbuar dhe asimiluar, ta dinë se kanë punë me dhjetë milion shqiptarë.
Ne emër të 150 intelektualëve të shoqatës “Trojet e Arbrit” Mr.sc. Nue Oroshi kryetar
Ministri Islamik Hajer Ull Llahh Abu Qeku, eshte normale te e urren GJERGJ KASTRIOTIN.