ANGELA KOSTA BOTON NË PRISHTINË VËLLIMIN E RI POETIK: LIBRI NËN RRËNOJA

0

Angela Kosta Sapo doli në qarkullim vëllimi i ri me poezi i shkrimtares dhe poetes Angela Kosta: “Libri Nën Rrënoja“. Libri publikohet nga Shtëpia Botuese Lena Graphic – Prishtinë. Kopertina e librit u realizua nga poetja dhe piktorja rumune Steliana Natasha. Ja ç’thotë autorja në lidhje me relizimin e botimit të këtij libri

Vargjet e poezive në këtë libër trajtojnë temat aktuale që çdo individ dhe shoqëria përjetojmë në jetën e përditshme. Titulli i këtij libri mbart në vetvete rilindjen time nga rrënojat e sëmundjes së rëndë 4 – vjeçare që përballova. Kurrë nuk e besoja dhe nuk e mendoja se do të isha këtu sot të ndaj me ju gëzimin per publikimin e këtij libri të ri.

Zoti dhe Jeta na rezervojnë shumë të papritura. Sëmundja ime e rëndë dhe Terri në të cilin isha zhytur nuk i linin hapësirë qoftë edhe për një çast se do ia dilja të shihja një rreze drite dhe shprese. Falenderoj familjen time, miqtë të afërmit që m’u gjendën pranë gjatë gjithë atyre muajve që nuk dua t’i rikujtoj por t’i fshij nga kujtesa përgjithmonë duke shpresuar që asgjë mos të ketë rikthim.

Falimentimi qëndron tek njerëzit që rrëzohen në tokë por nuk ngrihen më, kurse unë u mëkëmba sërish edhe pse nuk jam më gruaja e djeshme, sepse kam vërtet më pak forca, por kam në shpirt Diellin e Shpresës së Madhe!!!

Angela Kosta ka lindur në qytetin e Elbasanit më 13 mars 1973. Aktualisht ajo jeton në Itali që nga viti 1995. Ajo është shkrimtare, poete, përkthyese, promovuese, gazetare dhe eseiste.

LIBRAT E TJERË TË AUTORES JANË:

“Shpirti i burgosur” – roman (2003)
“Më fal” – novela (2004)
“La collana magica – Varësja Magjike” – roman (2007)
“Loti i shkëlqyeshëm – Lacrima lucente” – poezi (2008) përfitimi i të cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS për kërkimin shkencor ndaj Amyotrophic Lateral Sclerosis (SLA)

“Sytë e nënës – Gli occhi della madre” – thriller (2011)
“Milioneri i varfër – Il milionario povero” – roman (2017)
” Të jetosh – Vivere” – poezi (2018)
“Oltre l’oceano – Përtej oqeanit” – roman (2019)
“Ylberi dhe Sara e vogël – L’arcobaleno e la piccola Sara” – përrallë (2020) përfitimi i cilit iu dhurua Shoqatës ONLUS Daniele Chianelli për kërkimin shkencor ndaj Leuçemisë, Tumoreve dhe Limfomave tek të rriturit dhe fëmijët.

  • Lulja Nën Rrënoja – poezi (2023)

Sëshpejti del në treg një tjetër libër i ri i saj i cili po të publikohet në Itali.

Poezitë e Angela Kostës janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja si: arabisht, hindu, spanjisht, greqisht, gjermanisht, bengalisht, rumanisht, kroatisht, maqedonisht, kineze, talamishte, polonisht, koreane, mayamalishte, hungareze, etjer…
Gjithashtu ajo vetë ka përkthyer dhe botuar poetë të shquar si: Lasgush Poradeci, Dritëro Agolli, Luigi Pirandello, Gabriele D’Annunzio, Cesare Pavese, Giovanni Pascoli, Giosuè Carducci, Federico García Lorca, Emily Dickinson, Hermann Hesse etjer… dhe së fundi përktheu librin e Mehdi Krasniqit në gjuhën italisht “Io Oso Di Amarti – Unë guxoj me të dashtë” i cili u botua në Kosovë.

Ajo është Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press, shkruan artikuj, intervista, prozë, poezi, socologji, për Gazetën Calabria Live, Revista Saturno, Confidenze, Alessandria Today, e gjithashtu bashkëpunon dhe përkthen në Gazetat: Dritare, AlbaniaPress, Rrënjët – Le Radici, Nacional, Destinacioni, Revista Letrare Mesdheu, Perqasje – Approccio, Sprint News Al, Gazeta Bulevard, Gazeta Fjala, Ciceroni, Revista Orfeu, Revista Psikologjia, Atunis, Patriotik Media, Revista Letrare, Fjala e lirë, Tekste Shqip, Telegrafi etjer…

Ajo është gjithashtu Ambasadore e Kulturës dhe Paqes në Marok (ICFH –  International Creativity Federation Humanity), lëshuar nga Dr. Aziz Mountassir ashtu sikurse, kohët e fundit u nderua me titullin Doktor në Letërsi nga Administrata e Elitës së Krijuesve Ndërkombëtarë Arabe, Unioni Ndërkombëtar i Shkrimtarëve dhe Federata Ndërkombëtare e Paqes lëshuar nga Prokuri i përgjithshëm i  Pallatit Mbretëror, Lartësia e tij, Princi Dr. Ahmed Ali Shaker Al Samad dhe Lartësia e saj, Princesha Dr. Narzine Bani Hashem si edhe Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi dhe Ambasadore e (SAPS) Shoqatës së Artistëve dhe Shkrimtarëve në Botë – Poloni, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Hungari dhe Itali.

Angela Kosta është vlerësuar me Çertifakata Nderimi nga Regjisori dhe Kryeredaktori i Revistës “Orfeu” në Prishtinë – Kosovë (Dibran Fylli), nga Drejtori i Gazetës “Rrënjët – Le Radici” (Hasan Aliaj), Revista International Culture Literature, Windsmith, Certificato nga Unioni i Paqes dhe Letërsisë – Egjipt, etjer…

Mediat shqiptare, italiane, amerikane, greke, indiane, bengalese, libanese, arabe, hungareze, koreane etjer, kanë botuar shumë artikuj për veprimtarinë e saj letrare.
Po përmendim disa prej tyre…

Gazeta Dielli, Gazeta Diaspora, Shqiptari i Italisë, Albania Letteraria, Gazeta Bulevardi, Gazeta Destinacioni, portali Alb-Spirit, revista Obelisk, Gazeta Nacional, ATV.it, Gazeta Il Corriere dell’Umbria, Gazeta La Nazione; Il Messaggero, Vivo Umbria, Il Quotidiano d’Italia, Umbria 7, QN – La Nazione, Italy Press 24, la Rivista Confidenze, Informazione Locale – Umbertide, Umbria 24, Alessandria Today, Élite Magazine (Liban), Homo Universalis (Grecia), Polis Magazino (Grecia), Himalaya Darly (Azia), The Dayli National Global, (America), Spillwords (Amerikë), Ahkbar 7 (Marok), Netrazol Literary Magazine (Brazil), Micro Poetry (India), PLOTS Mawanette (America), Atunis (Belgio) Revista Letrare (Hamilton), Patriotik Media (Shtutgart), The Dayli Ponters (Uashington), Newspaper Newsnjeju (Korea e Jugut), etjer…

Ja çfarë shkruan kritika për Angela Kosta:

“Tek Angela Kosta poezia është e përbërë edhe nga heshtja: një pjesë e kësaj bëhet me fjalë dhe me vargje të rrjedhshme, të lira, që çlirohen nga çdo kufizim metrikë, herë – herë ajo guxon në formë duke u shfaqur pikërisht në një inovacion të guximshëm; një pjesë hesht për t’i dhënë thelbin shfryrjes së lëmshit të emocioneve sëbashku me vibracionet që çlirohen nga shpirti njerëzor, duke u gjallëruar dhe duke u rigjeneruar.”
(Elena Caruso – Gazetare)

“Angela Kosta, shqiptare, poete, shkrimtare dhe përkthyese, është një paradigmë: ajo e integrimit më të mirë shoqëror, kulturor e njerëzor, është më e çmuara.”
(Corriere dell’Umbria – Korrieri i Umbrias)

“Angela Kosta përdor fjalët në poezitë e saj sikur të ishin penelatat e një artisteje të madhe”.
(Adriano Bottaccioli – Shkrimtar)

“Gjatë shkrimit, Angela Kosta tregon një talent të jashtëzakonshëm, i cili, duke u përzierë me dhimbjen e së shkuarës dhe të tashmes, aty ku ngjyen penën, e bën atë një grua e cila ka shumë për të rrëfyer.
(La Nazione – Kombi – Paolo Ippoliti)

“Angela Kosta dhe shkrimi i saj, i vetmi mjet i për të shpëtuar nga kufizimet e diktaturës në këmbim të lirisë” (Enzo Beretta – Umbria 24).

“Veprat e Angela Kostës janë romane të një ndjeshmërie të papërsëritshme dhe të jashtëzakonshme, dhe kjo, falë personalitetit të autores, bujare dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tjerët” (Federica Mastroforti – Vivo Umbria).

“Temat në librat e Angela Kostës janë vërtet të bukura dhe efektive; personazhet skaliten dhe gdhenden një nga një. Në librat e saj ka një halo  thriller dhe misteresh të një pasioni me zell të vërtetë, që arrin të shfaqet si vepra e një piktori që kompozon veprën e tij të plotë”. (Fabrizio Ciocchetti – Gazetar).

“Angela Kosta poetesha, shkrimtarja dhe përkthyesja e talentuar që ndan jetën mes Shqipërisë dhe Italisë, është një zë i veçantë i letërsisë bashkëkohore shqipe” (Gazeta Nacional)

“Tek Angela Kosta, poezia prek fijet e shpirtit, duke e ftuar lexuesin të reflektojë mbi brishtësinë dhe forcën e natyrshme në përvojën njerëzore. Nëpërmjet vargjeve intensive dhe introspeksionit të thellë, poetja na çon në një udhëtim emocional që luhatet midis dhimbjes dhe rilindjes, duke na lënë një ndjenjë shprese dhe vlerësimi për bukurinë dhe kompleksitetin e jetës. (Pier Carlo Lava- Alessandria Today).

“Angela Kosta nëpërmjet veprimtarisë së saj, përcjell dhe kalon  pishtarin e kulturës botërore në këtë periudhë përkeqësimi të situatës katastrofike që po përjeton i gjithë njerëzimi në këtë moment” (Dr. Narzine Bani Hashem – Presidente e Lidhjes Ndërkombëtare së Shkrimtarëve Arabi, Skenariste, Regjisore, Drejtore e Revistës “Élite Magazine”)

Dërgoi për publikim, Asllan Qyqalla, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.