Amoraliteti dhe përversiteti serb për spastrime të reja etnike dhe dialogu i cili po vdes

0
Borrell - Kurti - Vuiçq

Skender MULLIQI

Sa herë që bëhët fjalë për Serbinë, nuk teprohet nese kthehemi pak në retrospektivë, të ngjarjeve historike dhe të luftës të fundit çlirimtare. Nacionalizmi i formës më brutale po na përseritet edhe sot nga njeriu që ishte pjesë e aparatitet agresiv e gjenocidial të Millosheviqit, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Sigurisht së askush nuk do të ishte marrë kaq shumë më temën e Serbisë, po mos të ekzistonte rreziku nga shpërthimi i luftës të re, më këtë shtet i cili nuk po reformohet, dhe më të cilin u detyruam nga faktori ndërkombëtar të zhvillojmë bisedime maratonike për normalizim të marrdhënjeve që nuk duken as në horizont.

Nacionalizmi serbomadh në ish Jugosllavi kishte kulmuar më luftë.U tregua aq shumë brutal kunder nacionaliteteve të tjera, duke ngulfatur kështu emancipimin e tyre, duke ju edhe mohuar elementin konstituiv, që ju takonte. Me së keqi e pësuan Bosnja dhe Kosova. Serbia përmes Millosheviqit, i cili zbatoi planet djallëzore te Ilija Garashaninit të vitit 1844, duke vazhduar me idete e Memorandumit të Akademisë Serbe të vitit 1986, më moton shoviniste të” bashkimit të gjithë serbëve në një shtet”. Në luftë për zbatimin të këtyre planeve ogurzeza u vranë dhe u masakruan më së shumti mysilmanet dhe shqiptarët. Pasojat e kësaj ideologjie fashiste ishin të mëdha, të cilave po ju shihet sherri edhe sot.

Amoraliteti dhe përversiteti serb së bashku më idetë e tyre për spastrime etnike nuk po pushojnë.

Serbet nuk po lirohen nga urrejta patologjike ndaj shqiptarëve, prandaj duken edhe aventura të Borrelit dhe Lajqakut forma që zgjodhën në procesin e bisedimeve. Ishin bisedimet e deritashme faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i Kosovës. Është e pa mundur të zhvillohet dialogu, kur ende shoqëria serbe është e pa moral, nuk është shoqëri civilizuese, të cilën po e drejtojnë kriminelet e luftës. Asociacioni po kërkohet më ngulm për minoritetin serb në Kosovë nga Vuçiq, së hyn në projektin e botës serbe. Nuk është që këtë fakt nuk e dinë edhe BE-ja, e cila përmës ndërmjetësve po e ndihmojnë aneksimin veriun e vendit, nga Serbia grabitqare. Fatkeqësisht idesë të botës serbe iu kishte bashkangjitë edhe ish kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi cili përkrahu edhe Kishen Ortodokse Serbe – ngjarjet në Cetinje, si frymëzim shpirtorër për maskara dhe vrasje të jo serbëve në ish Republikat e Jugosllavisë.

Rrugën e tij po e vazhdojnë në pushtetin e Malit të Zi, Millatoviq dhe Mandiq. Në Bosnje kemi Dodikun e Republika Serpska. Sikur po na kthehen vitet e mbrapshta të 90-ta, kur edhe fillojë shkatërrimi më dhunë i ish -Jugosllavisë, duke pasur parasysh edhe rrezikun e shpërthimit të një luftë të re, në Ballkan pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Ne këto rrethana është urgjente edhe rreshtimi i të gjithë shqiptarëe liridashës, që këto ide atishqiptare mos ti lejojnë të realizohen së bashku më miqët tanë perëndimor dhe NATO-n. Për t’i dhënë fund qdo iluzioni serb duhet të kemi anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, që edhe u interpretua në forma të ndryshme, se e ardhmja e Kosovës është në integrimet euroatlantike, ndërsa duke folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo ishte shprehur së Kosova e ka gatishmërinë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, ndërsa Serbia jo. “Kemi kërkuar nga BE-ja që palët të zbatojnë marrëveshjen paralelisht. Ne nuk ikim nga obligimet që dalin nga marrëveshja, por Serbia duhet t’i zbatojë në të njëjtën kohë” – kishte dëklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.