Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij!

1
Albin Kurti me senatorin Ted Cruz

Albin Kurti me senatorin republikan Ted Cruz

Shkruan: Florim Zeqa, 26.05.2022

Kryeministri aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen në pushtet, i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.

Personaliteti i dyfisht i Albin Kurtit

Me ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!

Përveq mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.

Vizita e Albin Kurtit në SHBA i nxori në pah dështimet e tij si politikan i kohës moderne. Takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA nuk ishin në nivelin e një burrshtetasi serioz dhe të përgjegjshëm, ato më shumë u ngjanin takimeve private e më pak atyre zyrtare.
Mos hapja e dyerëve për kryeministrin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë na kanë bërë të ndjehemi keq secilin prej nesh!

Kosova 30 vite më parë hyri në Shtëpinë e Bardhë

Është hera e parë që një kryeministër i Kosovës nuk pranohet nga presidenti i SHBA-ve!
Nuk do të ishte aspak shqetësues sikur Albin Kurti të mos pranohej nga ndonjë homolog i shteteve mosnjohëse të Kosovës, por, të mos pranohet nga presidenti i shtetit më mik dhe më meritor për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë, kjo përveqse shqetësuese është edhe alarmuese për qytetarët e Kosovës, për arsye se SHBA-të janë sponsorizuesi edhe garantuesi më i fuqishëm i lirisë sonë.

Mbylljen e dyerëve pas 30 vjetësh për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, duhet trajtuar me seriozitetin më të madh. Si ka mundësi që “lideri i përmasave botërore” (siq e krahasojnë Albin Kurtin mbështetësit e tij) të mbetet jashtë dyerëve të Shtëpisë së Bardhë?!
Si u bë që “njeriu më i madh në shqiptari” të mos takohet me presidentin e SHBA-ve?!
Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë dhe e thjeshtë.

Për dallim nga kryeministri Albin Kurti që qëndroi gati tre javë në Amerikë pa e takuar asnjërin nga zyrtarët e lartë, asnjë president e kryeministër tjetër kosovarë nuk është u kthyer nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëm në botë.

Albini i vogël në epokën e Rugovës, u kthye edhe më i vogël nga vizita në Amerikë

Përderisa Ibrahim Rugova, lider i shqiptarëve të Kosovës 30 vite më parë, kur Kosova për shumicën e shteteve të botës nuk figuronte as si nocion gjeografik, ai hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe u takua me presidentin Bill Clinton, kurse Albin Kurti si kryeministër i shtetit me njohje ndërkombëtare nga 117 shtete të botës nuk arrinë të futet në Shtëpinë e Bardhë!

Vërtetë është e dhimbshme për “njeriun më të madh në shqiptari” apo “liderin e permasave botërore” të dështoi kaq keq me vizitën e tij!

Por akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane!

Me shpalljen të “pafajshëm” ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviqit, të njeriut që i ka ditur të gjitha krimet e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij.

Për kurreshtjen e lexuesve po e publikoj të plotë deklaratën e Albin Kurtit, po citoj; “E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marr me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin.

Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste”!

Albin reflekto dhe medito

Albin bëhu burrë e pranoje gabimin dhe dështimin politik.
Albin nëse dëshironi të hyni në histori, bëje veprimin e duhur, tërhiqu nga posti i kryeministrit, ngase nesër të gjithë do të qeshin me gafet tua dhe do të ndëshkojnë me votë për dështimin politik.

1 KOMENT

  1. z. Florim, e kuptova propozimin tend, e analizova edhe shkrimin, besoj kuptova synimin e tij, dhe, se si me ardhi pas kesaj, ashtu spontanisht e me dashamiresi te te keshilloj. Hiq dore nga gazetari dhe mirru me diç qe ke prirje. Nuk po te shkojka fare billancimi politik, te kuptuarit e pas vijes te saj. Behu pallavraxhi i opozites, borizan i saj dhe… aty shkelqen.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.