ADEM  BAHOLLI – DREJTORI  AUTODIDAKT

0
145
Adem Baholli

Përveç argjendarëve “FINESA” e “PAKASHTICA” në Prishtinë, ka kohë që është e njour edhe familja e madhe, po nga Pakashtica e Poduejvës lagja e vendemërtimi i sotëm “TE BAHOLLËT” në Tophane të Prishtinës.

Me gjasë, për shumë të intreresuar nuk e dinë gjenezën e Bahollëve, për të cilën ne do ju flasim pakëz si shkurt.

Bahollët e Prishtinës dhe të Shkabajt janë nga Pakashtica e Podujevës. Vijnë nga vendasit apo autoktonët e Pakashticës, një vendbanim në veriperëndim të Podujevës.

Adem Baholli ishte inisiatori i shpërnguljes së kësaj familjeje prej tre vëllezërve dhe babait të tyre – Selmanit.

Pak histori

ËSHTË KEQ E VËSHTIRË PËR TË THËNË, POR ËSHTË REALITET, PRANDAJ DO E THEM

Njeriu qê mendon keq për tjetrin, pavarësisht lidhjen falmiljare apo jo, vetë do e pësojê të keqen.

Baha, si i pari i Bahëve, është stërgjyshi i Selmanit të Hazirit të Selmanit të Bahës.

Baha kishte dy djem, kishte Selmanin e Mehmetin.  Deri sa Mehemti kishte dy djem, Selmani kishe vetëm një – Hazirin. Po, edhe Haziri kishte vetëm Selmanin, këtë Selmanin e Dytë. Njëri nga djemtë e Mehmetit ( nuk po ia themi emrin për hir të etikês e keqardhjes) kishte pesë djem. Babait të këtyre pesë djemve nuk po ia donte punën hiq!

  • Çou e puno, ore, se nuk bahet kshtu! – i thoshin të tjerët, – i ke pesê djem e duhet t’i ushqesh e t’i mbash!
  • Jo, more, toka e Hazirit asht edhe jemja. Nji flalmë i bjen Hazirit e shkon, toka e tij mbetet e djemve të mi! – dinte të mendonte kaq keq!

Ndërsa, Haziri me të birin e tij, se edhe ky e kishte vetëm një djali, pra, vetëm Selmanin, nuk po ndaleshin së punuari, dhe gjithçka po e fitonin me djersên e tyre.

Ishte kjo diku koha e fillimshekullit të 20-tê.

Siç dihet, më 1912, Serbia e pushton Kosovën dhe vise tjera shqiptare. Zullumi ishte aq i madh prej saj, sa si gjithherë, ajo përpiqej ta zvbrazte Kosovën nga shqiptarët.

Nga skamja e madhe, të pesê djemtë e atij që po thoshte se toka e Selmanit mbetet e imja, nga skamja kishin veshur disa nga rroba të ngjashme me uniformën e rrobave ushtarake. Dukle ikur, thuhet, në fshatin Sazli të Lipjanit hasin në çetnikët serbë dhe i masakrojnë të pesë djemtë bashkê me babain e tyre, më shumë; duke menduar se këta ishin ushtarë, në bazê të rrobave që i kishin veshur! Edhe pse këta shkuan, tokën e tyre nuk e mori as Haziri e as Selmani, madje as qê u shkonte mendja atje. Ajo tokë u nda në vajzat e tij, dhe patën ardhur aty, në tokë e në truall të tij edhe dhëndurët. Njêri nga dhëndurët pati vetëm një vajzë, ndërsa vajzat tjetër pati një djalê, e cila ia trashëgoi emrin e babait të saj, e sot janë nipërit e mbesat e saj, poashtu, shumë tê sjellshëm.

Haziri me djalin e tij Selmanin, si gjithherë punëtorë e të urtë mbijetuan, nuk ua mori jetën as flama, as serbi.

Edhe Haziri edhe Selmani ishin e janë të përmendur edhe sot e kësaj dite si njerëz tê urtë e punëtorê për lakmi. Mund të themi se Zoti ua dha tê mbarën.

Selmani pati tre djemë:

  1. Azemin një mjeshtër i hollë në zdrukthëtari;
  2. Ademin, një njeri me kokë, i cili shpëtoi popullatën e asaj ane, deri sa u shpërngulën nê Prishtinê;
  3. Brahimin, po ashtu, njê punëtor i shquar në bujqêsi e blegtori.

Të treve këtyre ua dha Zoti e u bënë siç është mê së miri.

Ata shitën tokën në Pakashticë diku në vitin 1957 për t’u shpërngulur në Prishtinë. Edhe në Pakashticë kishin po këtë mbiemër dhe njiheshin si lagje e Bahëve apo Bahollëve.

Inisiator i shpërnguljes nga Pakashtica në Prishtinë ishte Adem Baholli, djali i dytë i Selmanit të Hazirit, si njihej në Pakashticë.

Adem Baholli, i lindur në vitin 1918 në Pakashticë, shkrim-laximin e ka mësuar nga kushërinjtë e tij, të cilët po shkonin në shkollë në Krypimeh e që ishin Faik e Tefik Zeneli, vëllezër, Mulla Hysen Hoxha, dhe i vëllai i madh i Ademit, Azemi. Adem Baholli si bari, mësoi duke shkruar shkronjat nëpër gurë dhe nëpër lisa, e ky pastaj, shkronjat qirilice ia mësonte bashkëmoshatarit të tij – Ilaz Mehmetit, me një fjalë, babait të autorit të këtij shkrimi.

Adem Baholli ishte largpamës.

ADEM BAHIOLLI, DREJTORI I PARË I KOOPERATIVËS NË KRYPIMEH[1]

Në kohën kur ishin ndërtuar objektet e kooperativës në Krypimeh, Ademi ishte emëruar drejtor i Kooperativës, nga viti 1949 e deri në vitin 1960, kur ai definitivisht shpërngulet nga Pakashtica në Prishtinë. Tek gjatë kohës së kryerjes të punëve të drejtorit të kooperativës, përmes kurseve të ndryshme që organizoheshin në shkolla të ndryshme fillore, ai arrin ta kryejë shkollën fillore.

Ademi qe më vizion të qartë përparimtar. Ai qysh atëherë këshillonte të tjerët, popullatën, që të mos mbanin shumë bagëti e të dobëta, sepse ato nuk epnin produkte të mira, ndërsa kërkonin shumë ushqime dhe punë. Që atëherë ai dinte për raca të mira lopësh (gjedhesh), të cilat ishin mjaft produktive edhe për qumësht e edhe për mish. Njësoj vepron edhe për racën e deleve. Sa interesant kishte qenë edhe një bisedë e tij po me babain e vet. Kur Ademi, drjtor i kooperativës në Krypimeh, po donte t’ua ofronte racën RUDË të deleve, pse ajo ishte më kualitative, ajo jipte më shumë lesh e më të mirë dhe jipte mish më shumë, ishin dele tejet të buta, Selmani, babai i tij po i thot Ademit: Nuk bëhen dele të buta e njerëzit e egër! Me çka nënkuptohet se njerëzit ende nuk ishin të vetëdisjshëm për ndryshime racash edhe të bagëtive.

Siç u tha më lart, Adem Baholli vetë mësoi shkrim leximin, madje në gjuhën serbe, dhe atë në çirilice. Po prej Ademit, duke i kullotur bashkë me Ademin, shkrimin e leximin në çirilcë e mori edhe vetë babai im, Ilaz Mehmeti dhe shkruante bukur edhe pse në gjuhë të huaj.

Adem Baholli u bë i njohur, besoj për të gjithë Llapin po dhe Prishtinën, sepse ai shiti tokë e shtëpi në Paklashticën e Epërme dhe zuri vend në Prishtinë.

Është i njiohur sot toponimi TE BAHOLLËT në Prishtinë, aty ku zuri vend Adem Baholli, vetë i treti vëlla, dhe me babain e tij plak – Selman Baholli. Selmani i Hazirit i thoshin. Selmani nuk pati vëlla. Ai pati tre djem: Azemin, Ademin e Brahimin. Azemi ishte mjeshtr i zdrukthëtarisë. Ai edhe pse ishte më i madh se Ademi,  Ademin po e dëgjonte, mbasi veç i besonte se ishte largpamës dhe dobiprurës për familje, kooperativë e më gjërë.

Me iniciativën e Ademit, kjo familje u shpërngul në Prishtinë në vitin 1957. Fshatarëve të Pakashticës iu dhimb familja Baholli dhe thoshin se do të mbaronte, nuk jetohet në Prishtinë! Atje nuk ka dru për dimër, nuk ka ushqim për kafshë, etj.

Mirëpo, punëtori jeton edhe në guri të thatë, thot populli. Ademi gjeti punë, Azemi ashtu, Brahimi u mor edhe këtu me bujqësi e blegtori në vendbanimin Shkabaj dhe ecën përpara. Këtu puna po ecte përpara. Edhe nëse nuk kryen shkolla të larta e fakultete, djemtë e tyre u punësuan në vende të ndryshme pune.

Ademi ishte emëruar drejtor i parë në Kooperativën në Krypimeh, kur ende nuk e kishte të kryer asnjë klasë të fillores, por që dinte shkrimin e leximin, si autodidakt.

  • Punën në kooperativë, thot Ademi, e kemi nisur me qe e me kuaj. Por kemi punuar me sinqeritet e vullnet të fortë sikur për familjen e vet qê punon i ndershmi, e kur shihnim se puna po ecën, atëhere kishim vullnet edhe më të fortë, sepse ne e dinim se po e përparojmë dhe po e zhvillojmë vendin tonë, e jo të dikujt tjetër. Ne në kooperativë nuk jemi marrë me çështje politike, jemi marrë me punë. Atë kohë ne grumbullonim të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale të fshatarëve. Ç`të bënim tjetër, atë mundnim ta bënim – atë e bënim. Përveç kësaj, ne bënim edhe grumbullimin e të gjitha llojeve të bimëve mjeksuese, të cilat i paguanim bukur mirë, për çka ne mendojmë se edhe në këtë mënyrë i kontribuonim popullit sadopak. Gjërat më elementare për familje i sillnim nga vende tjera, si me krip, vajguri, sheqer, e dikur edhe me beze e stofëra të ndryshme pambuku, që shërbenin për veshje të ndryshme. I furnizonim përmes shitoreve tona edhe me disa nga mjetet e para bujqësore të fabrikuara.
  • Për t’i ardhur në ndihmë popullatës, kjo kooperativë grumbullonte gjithçka nga prodhimet e bujqëve e blegtorëve. Blinin edhe bimë të ndryshme, si quheshin të egra, si kaqat, kulumriat, fierin e egër si e quanim, blinte dru, e më vonë blinin edhe bagëtinë e trsshë dhe të imë. Ishin të caktuat punëtorë në sektorë të ndryshëm. Për blerjen e bagëtive ishte i caktuar Mursel Xhemajli i njohur si Mursel Metehia dhe çdo të premte bëhej tregti me kafshë në Krypimeh.

Vërtet ka qenë e njohur Kooperativa e Krypimehit edhe më vonë; deri me shkatêrrimin e saj, siç u shkatêrrua gjithçka e mirë gradualisht, pas vitit 1990 nga rexhimi serb.

Në vitin 1956 Adem Baholli e shet tokë e shtëpi në Pakashticë. Iku. Shkoi në Prishtinë pas një viti, më 1957.

Pakashticasit thanë se ata mbaruan! Por ndodhi e kundërta, ata u rehatuan dhe u pasuruan më së miri, sepse Adem Baholli diti ta drejtojë familjen e tij siç është më së miri: u muar me tregti dhe bujqësi e blegtori.

Adem Baholli, tek në vitin 1964, kur ishte në moshën 46 vjeçare e kryen shkollën e mesme tregtare, e cila i pati hapur dyert edhe më shumë për t`u marrë me tregti. Adem Baholli ka ndërruar me gjithçka, edhe me kulturë.  Ka qenë perparimtar, ai ua ka hapur dyert fëmijëve të tij dhe të tjerëve në familje, duke u thënë: ecëni, shkoni në shkolla djemë e vajza, hapëni sytë dhe mësoni  sa të mundeni se nuk ka përparim pa shkollim, pa i ndarë asnjëherë nga shoqëria shkollore. I këshillonte të gjithë, pa marrë parasysh se të kujt ishin, si ata që i njihte, ashtu edhe ata që nuk i njihte.

Njerëz, mendoni e punoni vetëm mirë,  pozitivisht, siç e thotë edhe Daut Demaku!

[1] Marrë nga Monografia «Pakashtica», Poduejvë, 2005, faqe 286 e 287.

Dërgoi për publikim, Gani I. Mehmeti, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.