ABDIXHIKU, SIKUR TË MOS ISHTE NË KOSOVË, BËN KRAHASIM JOADEKUAT MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

0
Lumir Abdixhiku - Rrahman Jasharaj

Gani I. Mehmeti

Sa here flasim ose shkruajmë para publikut, duhet shumë të mendojmë e të mos flasim vetëm sa për të thënë diçka.

Më në fund, kjo varet edhe kur flasim për dikë që e kemi mik, armik, apo kundërshtar. Rregullisht, për të mos rënë poshtë fjalët tona, duhet të jemi sa më korrekt.

Abdixhiku nuk mbahet mend të ketë qenë ndonjëherë me ndonjë shkrim a deklaratë kundër Serbisë. Disi sikur nuk e pengon fare veprimi i saj armiqësor, dhe, tërë forcën e ruan dhe shpreh kundër LVV dhe Albin Kurtit, edhe kur nuk ka të drejtë.

Abdixhiku bën krahasimin mes Shqipërisë dhe Kosovës se ku janë këto të dyja sa i përket Bashkimit Europian.
Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vetë kontinentit”, shkruan Abdixhiku.

Dhe vazhdon për Kosovën “Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën”. (Bota Sot, 16 maj 2025).

Një krahasim joadekuat. Sa vite ka Shqipëria shtet, ndërsa Kosova ende një shtet me zorrë nëpër këmbë, siç thuhet, me Listen Serbe, me Serbinë e Vuçiqin, me themelimin e Asociacionit që iu servua që para 12 vitesh, me veriun ku ishte i okupuar nga Serbia deri para dy vitesh – dhe të bëhet ky farë lloj krahasimi, është më shumë se turp, dhe ligësi e llojit të vet.

Një krahasim i tillë, në kontekstin çfare e jep Abdixhiku, sikur mbetet të kuptohet një shprehje mllefi ndaj Kurtit, se sikur i ka fajet ai për të gjitha këto.

Në fakt, sikur të mos kthehej nën sovranitetin e Kosovës veriu, atëhere nuk do të kishte as masa Kosova, nëse nuk do të kundërshtohej fare në bisedime ambicia e Serbisë, as masa do të kishte, po as veri Kosova nuk do të kishte.

Shih për këtë, unë do të pranojë çdo lloj mase nga kushdo, por Kosova të mbetet e tëra Kosovë. Ekonminë e zhvillon apo jo, varet prej shtetit dhe atyre që vijnë në krye të tij. Por, territori nëse të shkon një herë, më nuk mund ta kthesh. Si shembull mund të marrim demarkacionin me Malin e Zi. Iu dha, më nuk kthehet pa luftë. E, po u bë luftë, nuk i dihet se kush fiton. E mira do ishte të mos i jipej me kohë, tani kot e qanë. Kështu edhe me veriun, më mirë me masa e me territor, sesa pa territor.

Shqipëria. Shqipëria nuk ka bërë ende asgjë. Krahasoje Shqipërinë atëhere me Finlandën dhe shih ku është. Finlanda fitoi pavarësinë pesë vite më vonë se Shqipëria dhe shiko ku është ajo e ku është Shqipëria jonë, për të cilën vazhdimisht u dasht të derdhet gjaku edhe nga të huajt edhe nga vetvetja, duke vrarë kundërshtarët, për të mbetur vetë në fron!

Me këto deklarata Abdixhiku na del tejet cinik, i dobët, sadist me të cilat vetëm sa e ulë veten. Për të gjitha ngjarjet, ne ishim këtu dhe i njohim të gjithë.

Edhe sa i përket formimit të institucioneve, faji është edhe i Abdixhikut si dhe i partive të tjera, bashkë edhe me LVV-në. Është faji i të gjithëve sepse të gjitha kanë ngulur inatin dhe nuk duan të ecin përpara. Sa është e drejtë për LVV në kandidaten për kryetare të kuvendit, le të mbetet aq e drejtë edhe për partitë tjera. Por edhe sa nuk ka të drejtë LVV në kandidaten e propozuar aq nuk kanë të drejtë as partitë tjera që të mos votojnë. Së fundmi, një e drejtë më e madhe është e LVV, sepse i takon kryekuvendari dhe partitë tjera është dashur ta votojnë.

Ai që e nis lojën e di si e nis e me kë, tjerët duhet të shkojnë prapa. Të gjithë vrapojnë pas topit në lojë. Në rastin konkret, top është kandidatja për kryetare të kuvendit. Opozita nuk është deklaruar se nuk do e votojnë Haxhiun deri sa ajo është kandidaur nga LVV. Po të ishte cekur më parë se të kandidohej, do të ishin më shumë në të drejtën e tyre.

Kështu, fajësohen të gjitha partitë parlamentare për mosformimin e institucioneve të Kosovës prej pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Abdixhiku: “Kurti s’e kupton urgjencën e formimit të institucioneve”.
Po, nëse ti e paske kuptuar urgjencën e formimit të institucioneve, formojini ato dhe ecni përpara. Jeni të obliguar sepse keni marrë votat nga populli, që posa të zgjidheni, e harroni popullin krejt.

Më në fund, më shumë akuzohet pra, ai që e ka kuptuar urgjencën sesa ai që nuk e ka kuptuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.