A DONI SHTET, APO MUBARAK? SHQIPTARËT ZGJEDHIN KËTË TË DYTËN…

0
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

I pyet shqiptarët, a doni shtet? – Pooooo…. – të thonë në kor, njëzëri, por shtetin duhet me ua ba dikush tjetër, se ata vetë nuk janë të aftë ta bëjnë. Për ta vjedhë shtetin, po, janë mjeshtra.

Shumica e shqiptarëve duan të hyjnë në punë në shtet, se kanë një rrogë të sigurtë, por kryesisht me mujtë me vjedhë ndonjë gjë! Po nuk vodhën, shprehin pakënaqësi, frustracione. Por edhe kur vjedhin, fillojnë e rrejnë  e mashtrojnë, se i bën puna ashtu!

Realisht duan më shumë Eid dhe Ramadan Mubarakun… I ka mbajtë turku gjatë – 523 vjet – të shtypur e të skllavëruar dhe nuk mund të ngrihen më në këmbët e veta, për të ndërtuar një shtet të rregullt e funksonal për të gjithë shqiptarët. Janë shembur komplet, nga racë e lartë, janë kthyer në racë e ulët e mesme, që adhurojnë zotat e racave të ulëta të mesme turko-arabe. ‘Të dhjefsha racën!’ – e kanë një shprehje!

Mentaliteti dominant turqeliko-islamik nuk po i lë e nuk do i lërë as në të ardhmen, shqiptarët të bashkohen e të bëjnë një shtet të zhvilluar, apo të përbashkët.

Në historinë moderne të tyre, shqiptarët kishin pushtimin osman, pastaj përpjekjet e ndërlikuara për liri. Mbetëria e Zogut kishte Lala Krosin, që vetë fliste e vetë vuloste. Pastaj pushtimi italian, me të cilin u bënë edhe zogistët e nacionalistët, edhe pse ua rrëzoi mbretërinë. Sa ishte komunizmi, shteti shqiptar funksionoi më mirë në histori, këtë po e shohin të gjithë, por ngaqë komunizmi ra e dështoi keq para kapitalizmit, nuk guxon kush ta thotë këtë, aq më tepër kur komunizmin nuk e duan amerikanët. Por Kina po tregon se komunizmi atje, i ndërthurur me ekoniominë e tregut, po jep rezultate e zhvillim më të mirë. Nuk ka dyshim se komunizmi është më i mirë se pushtimi osman e se islami.

Në 32 vjet demokraci, kishim më shumë anarki dhe prirje e theksuar drejt kulturave të vjetra e tek ne primitive, kthimin në islamizim. Islami nuk është kompatibël me demokracinë, por politikanët tanë trutharë kujtojnë se po shpikin rrotën, ose nuk dinë, ose nuk u ha palla shumë për shtetin, ata kanë mend ta rrjepin këtë popull e kënaqen duke zgjedhë në poste drejtuese hajnat e budallenjtë. Por shteti nuk bëhet kështu.

Pushtimi osman ishte katastrofë. Nëse Europa kishte Mesjetën e saj, por filloi të ringrihej, shqiptarët patën pushtimin osman, si periudhën më të errët të tyre në histori – i cili ndër tjera imponoi te shqiptarët edhe fenë islame. E habitshme është se sot, më i keq po del komunizmi, se pushtimi osman e islami. Se shqiptarët, duket pa tru në kokë, po zgjedhin islamin… për fatkeqësinë e tyre të pashmangshme! Po zgjedhin skllavërinë!

Kur i shikon shqiptarët tek zgjedhin islamin (për inat të katolikëve shumica), dhe shurdhohen përditë me jare arabe pa muzikë, por me altoparlante mbi 80 decibel, e kupton se shqiptarët nuk duan shtet të rregullt e funksional, mor vëlla, aq më tepër një shtet të përbashkët. Sorry! Mos ushqeni iluzione kot. Për shtet punohet, me shkollim e dije e me dashuri për vendin tënd! Jo me islam, se nuk e ke asnjë shtet islamik, demokratik e të zhvilluar. Gjë që nuk po e shoh kund as te shqiptarët! Sorry!

Shqiptarët janë një popull që jepen shumë pas dëshirave të pavetëdijshme të tyre!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.