“Ne ishim këmbësorë dhe rastësisht kemi hasur në këtë skenë makabre. Pamjet ishin tmerruese. Sorrat ua nxirnin zorrët kufomave, ua hanin sytë, ua çukisnin kokat. I tërë livadhi ishte i mbushur me kufoma, disa ishin edhe pa koka, nuk dihej cila kokë është për cilin trup, ishin të hedhura si lakra. Më e trishtueshme ishte kur pashë edhe fëmijë të vegjël pa koka, madje pasi rrotullova njërën nga kufomat, pashë një fytyrë të vogël rrumbullake e që në gjoks i kishte ngelur i varur biberoni i gjakosur. Ishte fëmijë, fytyra e tij ishte e gjakosur dhe e baltosur, nuk e di sa ditë kishte, i ishte dekompozuar trupi. Në kokën time krijoja skena të ndryshme, se si serbët i kanë vrarë këta civilë dhe shihej që përveç automatikëve kanë përdorur edhe thika ushtarake…”
Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.



![SHQIPTIMI POETIK I DHEMBJES SI KATARSË SHPIRTËRORE[1] Timo Mërkuri - Ëndërrime](https://fjala.info/wp-content/uploads/2025/12/timo_merkuri-enderrime-218x150.jpg)







