Si dashamirës i artit, kam shkruar më parë për disa këngëtarë me zë në Shqipëri dhe Kosovë. Disa prej tyre janë: Hafsa Zyberin, Fatime Sokoli, Merita Halili, Vaçe Zela, Arif Vladi, Nexhmije Pagarusha, Ilir Shaqiri, Shkurte Fejza, etj. Këto këngërarë, krahas të tjerëve, kanë realizur këngë me nivel të lartë artistik dhe kanë bërë epokë me karierën e tyre në muzikë. Këto këngëtarë nuk janë të vetëm. Krahas tyre ka një plejadë të madhe artistësh në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë trevat shqiptare që mbajnë gjallë këngën popullore dhe çojnë më përpara arritjet e saj. Një nga këto artiste me një nivel të lartë artistik në interpretimin e këngës popullore është edhe Shyhrete Behluli. Ajo ka një zë shumë melodioz dhe e intrepreton këngën me një zë brilant. Parë në këtë aspekt, nuk mund të lihej jashtë shkrimeve të mia, këngëtarja e murënjohur, Shyhrete Behluli.
Unë si dashamirës dhe adhurues i këngës popullore i të gjithë trevave shqiptare, e kam ndjekur me shumë kënaqësi, Shuhrete Behlulin që nga vitet ’80 dhe në vazhdim. Kjo më ka “obliguar” që në mirnjohje për të, të shkruaj disa radhë për jetën dhe veprimtarinë e saj artistike…
Kush është Shyhrete Behluli?
Ajo u lind në fshatin Mushtisht. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prizren. Arsimin plotësues e bëri në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Në aspektin muzikor nga familja e saj ka patur një traditë muzikore, ku të afërm të saj këndonin në gëzimet familjare. Ato ndikuan fillimisht tek ajo, e cila më pas filloi të merret me këngën. Shyhretja i’u përkushtua këngës popullore dhe nuk u nda kurrë prej saj. Kënga popullore u bë pjesë e jetës dhe e shoqëroi atë për shumë dekada me radhë. Kënga e ngriti lart atë dhe e bëri të njohur në gjithë trevat shqiptare dhe më gjerë. I pari që zbuloi talentin e saj qe profesori i muzikës i shkollës së saj. Ai e përkrahu dhe e ndihmoi që Shyhretja t’i përkushtohet këngës. Rol të madh në arritjet e suksesit ka edhe rrethi familjar i saj dhe ai shoqëror.
Shyhretja doli skenë për herë të parë në vitin 1974, ku këndoi këngën “Cuca e maleve”. Publiku e mirëpriti dhe e përcjelli me duartrokitje të vazhdueshme. Ajo e ushtrojë më pas karierën e saj artistike, duke na sjellë këngë të reja dhe me cilësi të larta në interpretimi. Karriera e gjatë e saj prej pesë dekadash, me këngën është e larmishme. Shyhretja si këngëtare ka realizuar dhe sjellë në publik një numër të madh këngësh të muzikës popullore. Ajo ka realizuar me qindra bashkëpunime në disa albume muzikore, si me: Shkurte Fejzën, Mahmut Feratin, Remzije Osmanin, Motrat Mustafa, Shaqir Cërvadiku, Shkëlzen Jetishin, Sinan Hoxhën, Ponin, Ismet Pejën e Valbona Halilin, Ymer Bajramin, Gold AG, etj. Shyhretja ka të realizuara mbi 20 videoklipe këngësh.
Në vitet 1987-1990 ka realizuar 45 koncerte humanitare në të gjitha trojet shqiptare. Ajo ka dhënë koncerte edhe jasht vendit, si në: Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Norvegji, Suedi, etj.
Në vitin 1986, Shyhrete Behluli publikon albumin e ri, “Te Burimi”.
Në vitin 1987 promovon albumin, “Gjuhë e bukur”. Ky album përmban disa këngë, si: “Çeli trëndafili”, “Shtatë shaljanë”, “Moj erlinë”, “Kullat tona”, “Moj Kosovë ylber me drita”, “Moj thëllënzë”, “Qan sulltani prej trishtimi”, “Na çeli prapë thana”, etj.
Albumi i dytë i saj është realizuar më 1988 ku ka disa këngë, si: “Besa-besë”, “Kosova martire”, “Uratë për liri”, “Dardania”, “Këngë për Adem Demaçin”, “Kënga e flamurit”, “Gjuha shqipe”, “Vaj për ushtarët e vrarë”, etj.
Repertori i këngëtares në këto 50-vite karrierë është i madh. Siç thamë ajo ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë, kompozitorë, poetë dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Krahas këngëve që përmendëm më sipër, ajo ka edhe shumë këngë të tjera kënduara prej saj dhe disa bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Ndër të tjera, përmendim: “Lumi lumi unë”, “Ma t’mir me u ba”, “Dy lulëkuqe”, “Të kam mik e më ke mike”, “Hajde nuse, reja ime”, “Evladi”, “Dasma kosovare”, “Ylli që nuk shuhet”, “Xhelozia”, “Veç kush asht nanë hallin ma din”, “Vakti i mirë”, “Rrushja e Rexhit”, “Rrall kam pa kësi bukurie”, “Rejat e sotit”, “Pse”, “Po e le këtë shtëpi”, Për një fjalë”, “Pasunik e fukara”, “Nuk t’pata kismet”, “Nanës”, “Mos më harro”, “Mos mbaj mëri”, “Mori çikë”, “Moj fisnike”, “Moj e mira në atë shpat”, Moj e mira e kësaj mëhalle”, “Mirë se erdhët”, “Më fal”, “Luaj moj çikë”, “Kur të tha që nuk të dua”, “Konstantin”, “Këngë për Valon Gashin”, “Këngë për Safet Boletinin”, “Hajde nuse”, “Duaje vjerrën nuse”, “A ke zemër”, “Sy e zemër”, “Jeta e furrtarit”, “Helmi në mjaltë”, “Hallall ta kisha ba”, “Dembeli e punëtori”, “Uron nëna djalin”, “Po e jo”, “Na bashkon vetëm një Shqipëri”, “Moj e mira në derë të stanit”, “Mirmrama i zoti shpisë”, “Lum unaza në dorën tande”, “Karafili në barçe”, “E bika shiu pa pushim”, “Banu gati”, “Ti fanar i pashuar”, “Pyes për ty”, “Medvegjë toka ime”, “Më deshte me hile”, “Iku beqaria”, “Do të pendohesh”, “Djali fukara”, “Allafranga”, “Ah dashni”, “Për herë të parë dashninë fillova”, “Kurbetqari”, “Vëlla e motër”, “Guxoj”, “Pa hile të kam dasht”, etj.
Këngëtarja ka pesë fëmijë dhe jeton në Prishtinë. Ajo ka një agjendë të ngjeshur dhe është mjaft e kërkuar nga publiku i gjerë në gëzime dhe ceremoni familjare. Merr pjesë në shumë koncerte dhe evente të ndryshme që organizohen brenda dhe jasht Kosovës. Krahas këngës lirike ajo ka kënduar dhe këndon edhe këngën epike.
Me rastin e këtij shkrimi, Shyhretes, i urojmë 65-vjetorin e lindjes, mbarësi në familje dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e saj artistike!
Ibrahim Kabili
Tiranë më 27.11.2026











